Na ndiqni ne Facebook

Mërgata patriotike shqiptare (pjesa 7)

Një nga figurat eminente të krijimtarisë letrare, artistike, muzikore dhe kombëtare shqiptare në Gjermani është pedagogu, i doktoruar i shkencave juridike në Gjermani, z. Driton Gashi, i cili, me libra të botuara në shqip dhe gjermanisht, ka arritur t'i afirmojë me dinjitet në opinionin krijues gjerman vlerat historike të popullit shqiptar. Gjithashtu, z. Driton Gashi, në publikun gjithëshqiptar, tanimë është bërë i njohur me krijimtarinë voluminoze letrare-artistike, muzikore....

Me këtë rast, kemi nderin në "Jehona Press", të prezantojmë një biografi të shkurtër të veprimtarit kombëtar, pedagogut dhe krijuesit pasionant Driton Gashi, i cili jeton, punon dhe krijon në Gjermani.



Kush është Driton Gashi ?

lindi në Prishtinë në vitin 1975. Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare emigron me familje në Gjermani. Ka studiuar për gjuhësi dhe pedagogji në Universitetin e Bochum-it dhe punon si pedagog shkolle dhe këshilltar pedagogjik në një kolegj për të rritur në qytetin Dortmund.

 

Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Hagen-it dhe ka marrë titullin akademik "Magjistër i Drejtësisë", "Master of Mediation" (MM), (ndërmjetës privat dhe jashtëgjyqësor në raste të konflikteve familjare). Nga viti 1993 punon për dhjetëra gjykata dhe institucione tjera të larta shtetërore si përkthyes i betuar dhe i autorizuar gjyqësor për gjuhën gjermane dhe shqipe.


Me muzikë merret që nga fëmijëria dhe deri tani ka publikuar dy albume me muzikë të lehtë shqiptare dhe ndërkombëtare, “Driton Gashi” (2000) dhe “This is my life” (2010). Është bashkëpunëtor i rregullt i disa gazetave dhe revistave shqiptare dhe gjermane, ku ndër të tjerash shkruan lidhur me aktivitetin kulturor të mërgatës shqiptare si dhe fenomenin dhe pasojat e migrimit. Po ashtu, është përkrahës i madh i Shkollës Shqipe në Gjermani si ekspert i dygjuhësisë, si ndërmjetës mes komunitetit shqiptar dhe palës gjermane si dhe në rolin e lektorit dhe përkthyesit gjatë përpilimit të teksteve shkollore.

 

Driton Gashi merret edhe me përkthime letrare. Ka përkthyer nga shqipja në gjermanisht poezi nga shumë krijues shqiptarë. Përmbledhja me këngë popullore dhe të lehta nga të gjitha trevat tona “Këngë të paharruara shqiptare” (Prishtinë, 2011) është libri i tij i parë në gjuhë shqipe, në gjuhën gjermane Driton Gashi ka botuar disa punime shkencore në fushën e pedagogjisë ndërkulturore.

 

Botime tjera:

 

Rrugëtim publicistik

Mit dem.Doppeladler im Ruhrpott

Sapere aude

Shtegtar-Wanderer (album muzikor)

Comments