Nuk ka pamje më tipike kosovare sesa një kafe e mbushur plot në mes të ditës, ku rreth tavolinës dëgjohen debate të nxehta për politikën, shëndetësinë e shkatërruar, arsimin përtokë dhe djemtë e vajzat e reja që po ikin në Gjermani. Ne ankohemi. Ankohemi shumë, çdo ditë dhe me pasion. Por, sapo çohemi nga ajo tavolinë, i kthehemi jetës sonë normale dhe, çuditërisht, vazhdojmë t’i bindemi pikërisht atij sistemi që sapo e "masakruam" me fjalë. Pse ndodh kjo? Pse një shoqëri që vuajti aq shumë për liri dhe drejtësi, sot shpesh dorëzohet përpara parregullsive, nepotizmit dhe korrupsionit, duke i pranuar ato si "norma" të pashkruara të jetës? Në psikologjinë sociale ekziston një koncept që quhet Teoria e Justifikimit të Sistemit . Sipas saj, qeniet njerëzore kanë një nevojë të thellë e të pavetëdijshme për të besuar se bota ku jetojnë është e drejtë, e rregullt dhe e qëndrueshme. Kur sistemi ku jetojmë çalpon dhe ka dështime të mëdha, truri ynë përballet me një ank...
- Get link
- X
- Other Apps