Pse në shoqërinë tonë shpesh duket se ai që respekton rregullat humb, ndërsa ai që i shkel ato përfiton? Nga trafiku e hapësirat publike, deri te institucionet dhe detyrimet ndaj shtetit, shkelja e rregullave rrezikon të shndërrohet në një mënyrë të zakonshme të sjelljes. Një studim i ri shkencor tregon se si një pakicë njerëzish mund të ndikojë në sjelljen e një grupi të tërë. Në Kosovë, nuk është e vështirë të hasësh situata ku respektimi i rregullave duket më shumë si përjashtim sesa si normë. Mjafton të dalësh në rrugë për të parë automjete të parkuara në trotuare, shoferë që shpërfillin rregullat e komunikacionit, mbeturina të hedhura gjithandej apo njerëz që përpiqen të kalojnë para të tjerëve duke shfrytëzuar njohjet dhe privilegjet. E njëjta logjikë shfaqet edhe në marrëdhëniet me institucionet: shmangia e obligimeve, keqpërdorimi i pozitës, favorizimet dhe përpjekjet për të përfituar në kurriz të të tjerëve. Problemi nuk qëndron vetëm te ata që i shkelin rregullat. Rreziku ...
- Get link
- X
- Other Apps