Na ndiqni ne Facebook

𝟰𝟬 𝗩𝗜𝗧𝗘 𝗡𝗚𝗔 𝗔𝗧𝗘𝗡𝗧𝗔𝗧𝗜 𝗜 𝗧𝗥𝗘𝗙𝗜𝗦𝗛𝗧 𝗡𝗘 𝗨𝗧𝗘𝗥𝗚𝗥𝗨𝗣𝗘𝗡𝗕𝗔𝗖𝗛


𝙉𝙚̈ 𝟰𝟬 𝙫𝙟𝙚𝙩𝙤𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙖𝙩𝙚𝙣𝙩𝙖𝙩𝙞𝙩 𝙣𝙙𝙖𝙟 𝙑𝙚̈𝙡𝙡𝙚𝙯𝙚̈𝙧𝙫𝙚 𝙅𝙪𝙨𝙪𝙛 𝙚 𝘽𝙖𝙧𝙙𝙝𝙤𝙨𝙝 𝙂𝙚̈𝙧𝙫𝙖𝙡𝙡𝙖 𝙙𝙝𝙚 𝙆𝙖𝙙𝙧𝙞 𝙕𝙚𝙠𝙖 𝙥𝙤 𝙪 𝙨𝙟𝙚𝙡𝙡𝙞𝙢 𝙙𝙮 𝙨𝙝𝙠𝙧𝙞𝙢𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙤𝙝𝙚̈𝙨 𝙣𝙜𝙖 𝙨𝙝𝙩𝙮𝙥𝙞 𝙜𝙟𝙚𝙧𝙢𝙖𝙣.
 
VRASËSIT ISHIN PROFESIONISTË
Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Untergrupenbach afër Heilbron. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gërvalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllai i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba.

Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës së krimeve të Landit (Landeskriminalamt - LKA), sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: "Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm." Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat.

Kryeministri Späth, kishte ftuar konsullin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë.
(Heilbronenr Stimme, 20, janar 1982)

VRASJE POLITIKE 
Në rastin e vrasjes në Untergrupenbach: si gjithmonë në Gjermani duhet fluturojnë gurët ose duhet të ketë të vrarë, para se zyrtarisht të merret diçka parasysh.

Kur mysafirët-punëtorë shqiptarë nga Jugosllavia, mes tyre edhe vëllezërit Gërvalla, demonstruan më 24 prill 1981 në Stuttgart, në shtyp ka pasur vlerën vetëm të një shkrimi të skajshëm nën titullin „Kërcenim me bomba në stacionin e trenit“. Shqiptarët dëshironin me demonstratën e atëhershme të përqendronin vëmendjen në çështjen e krahinës së Kosovës në Jugosllavi. Siç më kanë treguar, rezistenca popullore shkaktoi më shumë se njëmijë viktima!.
 
Gjatë parapërgatitjes dhe realizimit të demonstratës ata e dinin, se me këtë rrezikojnë jetën e vet dhe këtë vetë e paraqitnin në pamflete. Këto pamflete nga shtypi nuk janë marrë seriozisht. Se shqetësimi i tyre ishte i arsyeshëm, tregon rrjedha e demonstratës: Për rreth demonstruesve, gjithnjë janë fotografuar, sigurisht nga bashkëvendësit e tyre jo shqiptarë.
 
Policia intervenoi, kur demonstruesit u përpjekën të mënjanojnë fotografimet; shtatë shqiptarë janë burgosur, në ndërkohë që fotografuesit janë lejuar përsëri të vazhdojnë. Kur Shqiptarët donin të kthenin vëmendjen në çështjen e vendit të tyre, institucionet dhe vëmendja jonë publike ishte e besditëshme.
Është hipokrizi, pas kësaj ndodhie, befasia ndaj vrasjeve politike në Untergrupenbach. 
(Rene Talbot, (Stuttgart, Heilbroner Stimme, 29.01.1982)

Comments