Na ndiqni ne Facebook

ZHGËNJIMET DHE ËNDRRAT

 E dini përse i dua orët e vona? Vetëm e vetëm, se njeriun pos heshtjes, e cila edhe ashtu është shoqëruese e përhershme, janë mendimet, ato që stë lejnë të qetë... te shtyjnë në një hapësirë, aty ku shpesh është ajri aq i rrallë e i veshtire për ta thithur, po aq sa pesha e fjalëve... qeshesh dhe përsëri thua më mirë është t´i ikësh shkronjave, fjalëve, rreshtave...s´ia vlen të harxhosh energjinë, për përralla, të fusin në botën, që se do fare, të bësh analiza, te flasësh me veten, të bashkëbisedosh (mos mendoni se jam vetëçmendur brendinë e asaj të padukshmes e cila eksploron, luan lojën, e renditjes së rasteve, shkronjave, shifrave, rrugëve, hapave, mundësitë, çastet, si? , pse?, sikur?, ndoshta!...Qeshesh, se te duket vetja si në  "Black Navigation ". Vizaton Piktura në horizonte ... e mendimet rrjedhin, thënie, fjale rresht pas rreshti, varg pas vargu duke ndërtuar një konop rreth vetes, jetës, dhe tërë asaj që e rrethon!

 “Miqësia është si një kështjellë rëre, e vështirë ta ndërtosh e thjeshtë ta shkatërrosh shumë e bukur ta rindërtosh…..” Lekaj.

 Sigurisht, se “Duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësi të realizojmë miqësinë e vërtetë”- thotë Ciceroni.

 Mbi të gjitha ajo, pra miqësia, dëshmohet me veprime miqësore, me fjalë, me sy miqësor. Ajo nuk ka sy të lëngët peshku, nuk ka sy hulumtues, dinakë (jo si jo) e të lëvizshëm, për të zbuluar, hapësira dhe kohe për ta fituar apo sfiduar “mikun/mikeshën” e radhës.

 Pikërisht miqësia është një nga vlerat morale themelore të njeriut, pa të cilën askush nuk do mund te jetonte, ndjenjë/nevojë, e cila na vë përpara disa detyra ndaj të tjerëve. Mund të lind pyetja: Pse miqësia është vlerë, virtyt? Miqësia është vlerë, virtyt sepse nuk i lë vend interesit, hipokrizisë,  mashtrimit, tradhtisë, thashethemeve, kushtëzimit, imponimit etj. Aristoteli thotë: “- Miqësia është një vlerë, virtyt, e përveç kësaj është gjëja më e nevojshme në jetën sociale”.

Të respektosh do të thotë të dish të flasësh dhe të  dëgjosh. Të përdorësh një fjalor të matur dhe jo fyes. Gandi thotë: “-Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë. Bëhu miku që dëshiron të kesh”. Shpeshherë, ndodhë, që në shoqëritë tona, respekti të mos zeje vendin e merituar, sikur ka vdekur...sikur vetëm duam te marrim, por nuk duam edhe të japim.

Miqësia e vërtetë, ajo që zgjate, nis kur ti mund t’i thuash tjetrit “ti nuk je si unë, bën mirë që je kështu siç je, sepse më pëlqen shumë që je ndryshe nga unë”.

Comments