Na ndiqni ne Facebook

20 THËNIE TË MBLEDHURA NGA CHARLES TELFORD ERIKSON PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT

 



1

Shqiptarët janë të vjetër në histori, të thekur në zgjuarsi, të heshtur dhe të qetë në tragjedi, të durueshëm ndaj shkulmës së rrëmbyeshme të jetës.

2

Vezir i Madh në Stamboll apo bari i thjeshtë në vetminë e maleve të Pindit, për arsye të përcaktuara qartë, shqiptari është një aristrokrat, një njeri i lirë, një fisnik në sjellje dhe virtyte. Historia e tij është në harmoni të ngushtë me karakterin dhe pamjen e vendit të tij.

3

“Populli shqiptar i ka përshkuar shekujt duke punuar si trim dhe i talentuar; ai kapi lartësitë e Republikës Greke, ato të Mbretit të Persisë dhe të Babilonit. Me ndihmën e Princeshës së Maqedonisë, ata i dhanë fund pushtetit të Romës, hoqën qafe mizoritë e Tarantinit, frenuan për një farë kohe në emër të krishterimit përparimin e shpejtë të islamit. Ata mbrojtën fronin e Mbretit të Sicilisë, ngritën atë të Greqisë, dhe përsëri atyre kurrë nuk iu dha mirënjohje për atë që i dhanë historisë.

4

Rraca të tjera kanë lindur, kanë ndjekur rrjedhën e tyre, janë rritur dhe kanë vdekur. Ndërsa ky popull e ka bërë jetën e vet në mënyrën e tij të thjeshtë duke mbijetuar njësoj si shkatërrimin e jetës, si valët mbytëse të pushtimeve të huaja si propagandën e padrejtë të politikës evropiane ndaj tyre”.

5

Prandaj ka çdo arsye për të ardhur në përfundimin se shqiptarët jo vetëm ishin të parët prej popujve evropiane që e pranuan ungjillin por edhe që e shpërndanë të vërtetën e dritës ungjillore nëpër tërë Perandorinë Romake deri në kohën kur më i shquari i rracës së tyre, Konstandini i Madh, si Perandor, e bëri atë fenë zyrtare të Perandorisë dhe e zëvendësoi me Kryqin, simbolin e zotërave të tyre paganë.

6

Emri i popullit të saj në vetvete është shumë më piktoresk dhe më kuptimplotë. ”Shqipëria”, nga “shqiponjë”, dhe që këtej “Toka e shqipes”. Kështu njerëzit e Tokës së Shqipeve bëhen Shqiptar. Ky është emri që nxit gjakun e tyre, që iu rrinë për shtat cilësive që i dallojnë ata nga tërë njerëzit e Ballkanit. Ai është bërë një emër shumë krenar, sepse i ka mbrojtur ata me sukses nga shfarosja në rrjedhë të më shumë se dy mijë vjetëve, gjatë të cilave ata kanë qenë rrethuar brenda mureve të tyre malore prej një numri kombesh, rracash, perandorish të cilat luftuan aty dhe u përpoqën ta dominonin botën. Sepse aty Lindja prek Perëndimin, Civilizimi i Vjetër Botëror atë modern.

7

Megjithatë, ajo që e përfaqëson atë më mirë se çdo gjë tjetër, që shpjegon plotësisht përkatësinë e tij, më mirë se çdo përkthyes tjetër është gjuha shqipe. Sado që në të gjenden edhe fjalë latine, edhe turke, përtej çfarëdo dyshimi ajo është trupi i një gjuhe të përcaktuar qartë si një gjuhë e qëmotshme.

8

DODONA – Djepi i zotave. Çelësin e kuptimit të fshehtë të fjalës Dodona e mban gjuha shqipe. Zeusi u bë Sunduesi i Madh i popullit të saj.

9

Ashtu siç kemi treguar gjithandej, Pellazgët ishin rraca predominante dhe padyshim ata ishin vetë Arjanët, Arkadianët, Jonianët, Dorianët, Argivët, Thesalianët e lashtë. Të gjithë ishin degë të së njëjtës rracë. Në baticat dhe në zbaticat e lëvizjeve të rracave midis qytetit dhe fshatit, tokës dhe ujdhesave, betejave e luftërave, fitoreve dhe humbjeve, pushtimit dhe të të pushtuarit, kjo lëvizje e popullatës ishte shpërndarë dhe zënë vend në njësi të ndryshme në tërë pjesët e Gadishullit.

10

Në këtë përzierje rracash, sot është e pamundur të veçosh me siguri ndonjë dhunti të veçantë të secilit. Ajo që dimë me siguri është se Pellazgët ishin ndërtuesit e mureve të Partheonit dhe, nëse ata u zgjodhën për të bërë një vepër kaq gjigande atëherë na lind e drejta të themi se edhe ndërtesat tjera të lashta të cilat i vunë kurorën e lavdisë Epokës së saj të Artë, ishin po ashtu vepër e duarve të tyre.

11

Nga ana fetare, shqiptari edhe pse në dukje mund të jetë katolik, ortodoks apo muhamedan, ai brenda vetes ka të ngulur thellë në zemër zotat e tij të lashtë. Ndoshta karakteristikat më kuptimplote të shqiptarit janë qëndrimi i tij ndaj jetës, zakonet dhe mikpritja e tij, kodi i lartë i nderit, kujdesi për shtëpinë dhe familjen, dhe së fundi, pasioni për armët.

12

Gjuha jonë (shqipe) është gjuha më e bukur mbi këtë tokë. Prandaj është detyra jonë që ta duam atë me gjithë zemrën tone. Ta ruajmë atë si xhevahirin më të shtrenjtë kundër çdo rreziku dhe ta studiojmë me kujdesin më të madh. Sepse gjuha është përherë më e zgjuar se më i zgjuari prej atyre që e flasin atë. Për këtë arsye, gjuha jonë duhet të jetë mjeti kryesor i arsimimit. “ Zogi i I – rë, Mbret i Shqiptarëve.

13

Për mua është e vërtetë e qartë se ilirët dhe pellazgët nuk janë dy grupe racore të ndryshme por janë një dhe vetëm një. Pellazagët erdhën drejt perëndimit, prej kudo që të ketë qenë shtëpia e tyre fillestare, përgjatë një paraleli më të ulët të gjerësisë gjeografike sesa ai i ilirëve. Ata ishin jugorët e rracës së vet, sikundër ilirët ishin veriorët.

14

Duke e vështruar tërë botën në këtë moment, unë nuk gjej dot ndonjë rracë apo popull tjetër i cili të shkelte mbi dramën epike të Homerit, të merrte pjesë në tëra ndryshimet e saj dhe ta ruante atë pa e bërë vetën tërësisht qesharak dhe absurd, përveç njërit. Kjo është rraca shqiptare.

15

Një pamje kaq e kobshme që unë po përpiqem ta ringjall del nga braktisja dhe harresa. Dhe këtu, në përpjekjet e mia kërkimore gjej në këtë botë të Homerit të tremijë e më shumë vjetëve më parë diçka të guximshme, fisnike, burrërore, në të vërtetë thuajse kristiane. Dhe ky, e them me siguri të plotë, është pikërisht tipi i burrërisë dhe burrneshave që dikush mund ti gjejë vetëm midis këtyre shqiptarëve të “egër” e “barbarë”

16

Është aq e pranueshme që Akili të tipizohet si një Bir Shqiponje sa s’është e pranueshme se ai përfaqëson traditat e mrekullueshme aq të larta të rracës shqiptare, idealet e tyre të plota, qëndrimet burrërore saqë mendoj se askush nuk mund t’i afrohet kësaj rrace fisnike.

17

Edhe rrëfimtari më i hollë në botë, nuk le dot pa e përmendur zotërinë e kulturuar shqiptar, po të kihet parasysh mjedisi, atmosfera dhe shoqëria ku ka jetuar ai. Por ai është edhe “vepër-kryes” kur mjedisi ja lejon këtë. Ai është thjesht një individualist. Një grua thuhet se vendos çdo çështje mbi baza personale, të çfarëdo natyre qofshin. Shqiptarët e pëlqejnë këtë. Në mënyrë të veçantë e pëlqejnë këtë kur kjo ka të bëjë me nderin. Nëse shqiptari preket në nderin e tij, është më e lehtë për dikë tjetër të përkul një mal sesa ta ndalojë atë në vënien e nderit të tij në vendin që meriton.

18

Secili përpiqet t’i japë kuptim kësaj. Shih me vëmendje dhjetërat dhe mijërat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara sot, të cilët e privojnë vetveten prej ushqimit të domosdoshëm dhe rehatisë për shëndetin e vet, me qëllim që të dërgojnë ca nga fitimet e veta familjeve të tyre në Shqipëri. Dhe e bëjnë këtë që një ditë të kthehen dhe t’i shtojnë krenari, vlerë dhe dinjitet shtëpive të tyre. Është një përvojë e jashtëzakonshme të kalosh nëpër duar Iliadën dhe Odisenë dhe të nxjerrësh aq shumë referenca për shtëpinë dhe miqësinë e ngushtë. Në të ka një pasuri të pafund bukurish dhe ndjesishë të embla njerëzore që kanë të bëjnë me marrjen bashkërisht të rrezikut, vështirësive dhe vuajtjeve.

19

Patriotizmi flet shumë edhe për shqiptarët të cilët në beteja dhe luftëra, në ditë të mira dhe të liga, ajo çfarë i ka bërë të mbijetojnë si rracë dhe të dallohen si popull, ka qenë patriotizmi dhe dashuria për gjakun, rracën dhe trojet e tyre.

20

Këtu është vendi ku gjejmë shtëpinë e përhershme të rracës shqiptare, aq e dallueshme nga grekët, dhe së dyti, këtu do të zbulojmë një prej karaktereve më fenomenale të historisë i cili i dha një dorë përcaktuese, të fuqishme, formimit të kursit evropian dhe perëndimor të qytetërimit. Unë kam parasysh me këtë, pa dyshim, Aleksandrin e Madh.

Comments