Na ndiqni ne Facebook

SI U THEMELUA KËSHILLI EMERGJENT MË 8 MARS 1998 NË BONN

 

Shpërthimi i luftës së përgjakshme në Prekaz më 5, 6, 7 mars 1998, si pasojë e sulmit ushtarak-policor serb, kundër familjes Jashari, që zgjati 3 ditë, në të cilën u vranë 56 anëtarë të kësaj familje, në mesin e tyre edhe Komandanti i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari.

 

Të shtyrë nga ky sulm brutal i forcave ushtarake serbe mbi familjen Jashari, të gjitha grupacionet e organizuara politike në atdhe e diasporë, në bashkërenditje me  të quajtën Qeveria e Kosovës në mërgim, më 8 mars 1998, (një ditë pas vrasjes së Komandantit të UÇK-së Adem Jashari), u mblodhën në kryeqytetin e atëhershëm gjerman Bonn dhe, themeluan "Këshillin Emergjent", si formë unifikuese, me qëllim të organizimit unik të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës kundër pushtimit të dhunshëm ushtarak të Serbisë.

 

Në atë mbledhje, :Në emër të Qeverisë së Kosovës morën Kryeministri Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Muhamet Bicaj me këshilltarët Mujë Rugova dhe Shemsi Reçica, Islam Spahiu. Bashkësinë Shqiptare në Gjermani e përfaqësuan Ali Latifi, Sejdi Sopi, Martin Çuni. LDK-në Hafiz Gagica, Shaban Bobi. Pjetër Coli  Komisionin e 3 përqindëshit, Lëvizjen Popullore Sabri Kiçmari dhe LKÇK-në Bedri Veseli.

 

U debatua se si të emërtohej mekanizmi që do të udhëheqte mobilizimin e mërgatës shqiptare në sferën ushtarake dhe financiare. U hodhë propozimi që ky organizim të quhet "Shtabi Emergjent" por Bujar Bukoshi nuk pranoi, me arsyetimin se në qarqet ndërkombëtare do të keqkuptohej si mobilizim ushtarak dhe u vendos të quhet "Këshilli Emergjent".

 

Kryetar i "Këshillit Emergjent" u zgjodhë Shemsi Reçìca, ndërsa më vonë, u emëruan persona për regjistrimin e luftëtarëve vullnetarë në radhët e luftës çlirimtare.

 

Meqë, përbrenda pjesëmarrësve  që themeluan "Këshillin Emergjent" dominonin bindje dalluese mbi luftën e armatosur,  në mënyrë diabolike, në Komunikatën e përpiluar u shfaqën tendenca kompromiste që binin ndeshë me vendimet e miratuara në dukje unanime, por që, nuk ishin të tilla.

 

Komunikatën me përmbajtje të devijuar, në kundërshtim me vendimin paraprak, e nënshkruan të gjithë pjesëmarrësit, vetëm Sejdi Sopi refuzoi ta nënshkruaj, si shenjë kundërshtie për ndryshimin e përmbajtjes. Megjithatë, Sejdi Sopi e nënshkroi pas arsyetimit të Bujar Bukoshit e Shemsi Reçicës se, qëllimi nuk ka ndryshuar, por teksti për arsye pragmatiste ka pësuar ndryshime kozmetike.

 

Themelimi i "Këshillit Emergjent", që në start, u kuptua që, brenda tij dominon  frymë e interesave të ngushta, për të luajtur rol defetist në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, çka u dëshmua në zhvillimet e mëtejme të situatës kontraverse në terren. Kështu, mjetet financiare, as përsëafërmi nuk u shfrytëzuan për nevojat e luftës, duke përfunduar miliona marka e dollarë në xhepat e shumë profiterëve, në kurriz të luftës çlirimtare.

 

Në fondin e "Këshillit Emergjent" të kontrolluar nga Qeveria Bukoshi u derdhën shuma të mëdha financiare gjithandej , por kontributi i tyre ishte i kufizuar, pikërisht si pasojë e klaneve të interesit.

 

Qytetarët e Kosovës, me të drejtë kanë pritur që, pas luftës, të thirren për shpjegime përgjegjësit e fondeve financiare që vepruan në atdhe e diasporë, por, as që u mor ndonjë organ kompetent me këtë problematikë.

(Sejdi Sopi)

Comments