Na ndiqni ne Facebook

SI FUNKSIONON SISTEMI MEDIATIK NË KOSOVË?


Proporcionalisht zhvillimeve të gjithmbarshme në Kosovë, në shtetin e ri të Kosovës, me ritme të ndjeshme u zhvillua edhe sektori medial viziv dhe i shkruar.
Roli dhe misioni i mediave është, informimi real objektiv i pasqyrimit të zhvillimit shoqëror, edukativ, kulturor dhe faktor i fuqishëm i vetëdijesimit e mobilizimit gjithë strukturor në angazhimin e perspektivës zhvillimore.
A e kryen ndërgjegjshëm media kosovare misionin që i takon?
- Liria e shprehjes dhe e shtypit, si e drejtë fundamentale e të drejtave të njeriut, është e garantuar me ligj dhe norma kushtetuese të Republikës së Kosovës.
- Në rrethanat aktuale kosovare, me demokraci të brishtë, ekonomi të dobët dhe gjendje të rënduar sociale, si në çdo sektor edhe ai mediatik, në masë të pa tolerueshme iu është nënshtruar ndikimeve të qarqeve të caktuara politike, ekonomike, biznesore dhe klaneve të fuqishme të interesit monopolist.
Varësia mediatike, nga faktorë të cekura më lartë, në pjesën dërmuese, operojnë si zëdhënëse dhe "mashë" e monopoleve politike financiare, të kontrolluara e të financuara nga njerëz të fuqishëm dhe struktura që dominojnë kapitale dhe pushtete përcaktuese zhvillimore.
- Ky realitet joparimor mediatik, mediat dhe përfaqësuesit e tyre, i ka shndërruar në servilë e lojalë të padronëve që i paguajnë dhe kështu kanë humbur kredibilitetin dhe arsyen për ushtrimin e detyrës të përcaktuar nga kodi ligjor dhe moral që parasheh misioni mediatik.
- Është e pandershme, parasëgjithash joligjore që gazetarët dhe mediet, të eskivojnë profesionin e tyre dhe të shndërrohen jo në promovimin e gazetarisë objektive, por në propagandues monoton të interesave meskine të strukturave që dominojnë jo ligjshëm mbi shoqërinë.
- Është e papresedan që, etika mediale të nëpërkëmbet dhe t'i shërbej thellimit të ngecjeve zhvillimore, për interesa të ngushta fitimprurëse të veta dhe klaneve politike financiare



Comments