Na ndiqni ne Facebook

TRI DEKADAT E REFERENDUMIT TE KRAHINES SHQIPTARE


Shkruan: Mr.Refik HASANI
Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992, të Komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli autonominë territoriale-politike të këtyre tri komunave me shumice shqiptare.
Më datën 1 e 2 Mars 2022, bëhen tri dekada, që kur u mbajte për dy dite rresht, referendumi për autonomi territoriale, me të drejtë legjitime për bashkim me Kosovën.
Pas referendumit, pasoi lufta e armatosur e UÇPBM-se, e cila lindi si nevoje dhe sakrificë e realizimit të vendimeve të referendumit për autonomi territoriale dhe bashkim me Kosovën të kësaj krahine shqiptare.
Kaluan tri dekada dhe Kosova lindore, vazhdon të vuaj shtypjen dhe diskriminimin kombëtar të shqiptareve nga pushteti serb.
Referendumit të Kosovës Lindore i kontribuuan forca politike. Intelektuale e kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare.



Comments