Pëlqeje „JehonaPress“ në FACEBOOK

Fenomen skaandaloz ne Shqiperi ! Oligarket mediatik dhe te spiunazhit

Shqipëria, shteti më i varfër i Evropës, me paga më të larta në botë, të agjentëve të inteligjencës dhe gazetarëve seleksionues!

Nga regjistri shtetëror i pagave në Shqipëri, publikohen të dhëna tronditëse të pabesueshme, shteti me standardin më të ulët në Evropë, me varfëri dhe papunësi galoponte, me pagat më të ulëta të të punësuarve në rajon, ndërsa, klane oligarkike të shërbimit sekret dhe gazetarë "elitarë" marrin rroga dramatikisht të larta, të paimagjinueshme për një vend si Shqipëria me skamje dhe varfëri kronike.

Oligarkitë politike, biznesore, mediatike dhe të spiunazhit, paraqesin kërcënim real për ekzistencën e shtetit shqiptar.

Rrogën më të lartë mujore 77 mijë Euro, e fiton drejtori i shërbimit inteligjent shqiptar, ndërsa në drejtoritë e rretheve, pagat mujore të këtij shërbimi arrijnë deri në 50 mijë Euro.
Paga mesatare mujore e gazetarëve "elitarë", varion prej 15 mijë deri në 40 mijë Euro, në muaj natyrisht.

Në rrethin e gazetarëve me paga ultra të larta, figuron edhe gazetari nga Kosova Baton Haxhiu, i cili vetëm nga spitali amerikan në Tiranë, si drejtor i marketingut, paguhet 14.977 Euro në muaj.
Këto të dhëna, shkaktojnë dyshim të bazuar se; këto klane të sipër cekura, financohen nga shërbime sekrete antishqiptare, kryesisht serbo-ruse.

Kjo veprimtari e egër spiunazhi antishqiptar, me financime marramendëse, operon fatkeqësisht edhe në Kosovë, e shtrirë si rrjet merimange, në institucione të rëndësishme në Kosovë, si në shërbime të sigurisë, gjyqësisë dhe më zëshëm në pjesën e gazetarisë së njohur për destruktivitet dëmshkaktues të shtetndërtimit të Kosovës.



Comments