Na ndiqni ne Facebook

Protestë mafioze në Prishtinë!

ORKESTRUAR NGA HAJNA, ZHVATËS DHE PLAÇKITËS TË RESURSEVE NACIONALE TË KOSOVËS

Sot, para dyerve të Qeverisë së Kosovës, rreth 500 pjesëmarrës protestuan kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, edhe pse ky problem i përket dikuj tjetër dhe jo Qeverisë.

Në mesin e protestuesve dhe në ballë të tyre e hapën gërmazin pos Dardan Molliqajt me integritet e dinjitet krokodili edhe akterë të partive politike opozitare, gjegjësisht të mediave të kontrolluara e të poshtruara turpësisht para padronëve të tyre gjithandej të financuar e të sponsorizuar.

Kontrabandistë të interesave nacionale politiko-mediatikë, arrijtën të mobilizojnë një grusht  protestuesish të parëndësishëm, me synim që të ndikojnë dhe të shpërfaqin tendencat kamufluese të degjeneruara në prostituta mediopolitike të llojit!

Në ballë të protestës, u dalluan, "heroi" i Koshares Hisen Berisha  dhe "hoxhonica" Besa Ismaili të PDK-së, kryehajduti i AAK-së Pal Lekaj, profiteri i paskrupull Berat Buzhala dhe banda shkërmoqëse në krye me Dardan Molliqajn.

Qeveria dhe populli i Kosovës, kanë rastin ideal të identifikojnë, kush janë këto fundrrina kombëtare, që demonstrativisht  tentojnë t'i imponojnë Kosovës situatë të dëshiruar ruso-serbe mbi vendin tonë.

Të drejtën e ligjshme të qytetarëve të Kosovës për të protestuar s'e cënon kush, por jo të dirigjohen nga fundrrina kundërmuese që synim të dukshëm kanë manipulimin dhe fshehjet kriminale para popullit,  e që s'mund dot t'i shmangen drejtësisë.



Comments