Na ndiqni ne Facebook

SHEMBULLI I NJË PRESIDENTI

Volodymyr Zelensky ,  lindur më 25 janar 1978 në Krivoi Rog, Ukrainë është një ish-aktor, regjisor ukrainas, nga 29 Maji i vitit 20198 është Presidenti i Ukrainës.


Pas studimeve për drejtësi, ai u bë aktor, zëdhënës, skenarist, prezantues televiziv dhe producent filmash dhe themelues i një studio filmike. Në zgjedhjet Presidentciale të mbajtura me 31 Mars 2019 dhe balotazhit më 21 Prill të njëjtit vit, me rreth 73 % e votave të hedhura, dukshëm para tashmë ish presidentit Poroshenko u zgjedh President i Ukrainës.

Zelensky rrjedh nga në një familje hebreje rusisht-folesë. Babai i tij, Oleksandr Zelenskyi , është një ish-profesor i kibernetikës, i cili drejtoi departamentin akademik të kibernetikës dhe pajisjeve kompjuterike në Institutin e Ekonomisë Kryvyi Rih ndërsa nëna e tij, Rimma Zelenska, është një inxhiniere . 

Presidenti Zelensky megjithëse është jurist i diplomuar, ai asnjëherë nuk ka punuar në profesionin e tij të mësuar.

Selensky është i martuar me Olena Selenska (née Kiyaschko) që nga viti 2003 dhe është baba i dy fëmijëve.

Ai megjithëse është në luftë me një superfuqi bërthamore ka veshur uniformën ushtarake dhe qëndron pran popullit të tij përkundër ofertave për tërheqje nga Ukraina.

Comments