Na ndiqni ne Facebook

GËZUAR DITËLINDJEN REPUBLIKË!

Me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qytetarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, ua urojmë ditëlindjen e Republikës së Kosovës.

 17 Shkurti, shënon datën më të rëndësishme të Historisë bashkëkohore të Republikës së Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar.


Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt  2008, ishte kapitulli më sublim, i kurorëzimit të luftës, gjakut, përpjekjeve dhe aspiratës historike të popullit shqiptar për liri, bashkim, dinjitet, përparim dhe zhvillim të gjithmbarshëm nacional.

 Republikën e Kosovës që sot e gëzojmë,  është ngritur mbi themelet e fuqishme  të punës, luftës, mundit e gjakut të popullit shqiptar nëpër gjenerata, deri në arritjen kulmore të Pavarësisë me luftën titanike të UÇK-së me kryesimbolin e saj, komandantin  legjendar Adem Jashari.

Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me krenarinë e ligjshme, populli ynë i lumtur dhe me optimizëm, ndien dhe përjeton, fuqizimin, zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror dhe demokratik të shtetit tonë të ri, Kosovës sonë të shtrenjtë.

Me punë dhe angazhim të përbashkët, të frymëzuar nga ndjenja e lartë e atdhetarizmit dhe solidaritetit vëllazëror, atdheu ynë e ka të sigurt të ardhmen e ndritur, në familjen e madhe të qytetërimit evropian.

Comments