Na ndiqni ne Facebook

CILËT SERBË PROTESTUAN DJE NË VERI TË KOSOVËS E GRAÇANICË?




Dje në Graçanicë dhe veri të Kosovës, nuk protestuan qytetarët serbë të Republikës së Kosovës. Marrë së bashku, në këto protesta morën pjesë 1500 deri 2000 çetnikë kriminelë, hajdutë e vrasës, të sjellë me autobusë nga Serbia e të organizuar nga qentë e Milosheviqit, Vuçiq, Vulin, Daçiq....të cilët, duke e kuptuar seriozitetin e Qeverisë së Kosovës, për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, rendit demokratik dhe ligjit, nga kriminelë gjaksorë, u mbuluan nën vellon e "paqësorëve engjuj"!

Këto protesta çetnike vuçiqiane e daçiqiane, u organizuan nga Beogradi, me parakërcënime ushtarake për ndërhyrje në Kosovë, s'ishin gjë tjetër, vetëm ta vënë në sprovë vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës më 3 prill.

Serbia fashiste dhe falangat çetnike në veri të Kosovës "nuk kanë faj" sepse qe 20 vjet, janë lazdruar keq, duke vrarë e përzënë me dhunë shqiptarët nga vatrat e tyre në veri të Kosovës, e duke u përdhelur e toleruar nga qeveritë paraprake të Kosovës, gjegjësisht edhe të joshur me bashkëveprimtari kontrabandiste, biznesore dhe krim të organizuar me profite përrallore.

Si shqiptarët ashtu edhe serbët në Kosovë, kanë vuajtur shumë nga keqpërdorimi dhe bashkëkontrabandimi i gjithfarshëm mes profiterëve çetnikë serbë dhe "agallarëve" prepotentë shqiptarë.

Vuçiqët e daçiqët, e kanë kuptuar që tani po iu perëndon koha kur bënin çfarë të donin në Kosovë dhe në stilin e dhelprës, herë bëhen djallë e herë engjëj!

Vendimet parimore të Qeverisë së Kosovës, në raport me Serbinë, kanë detyruar dy realitete mirë të maskuara të zhveshën lakuriq. Serbia thotë se, marrëveshjet e Brukselit kanë pësuar goditje, çka lënë të kuptojnë se ishin në favor të Serbisë dhe mjerane për Kosovën dhe struktura të partive opozitare kosovare dhe mediatike të sponzoruara prej tyre, përpiqen të mbjellin defitizëm, se gjoja Albin Kurti po e rrezikon Kosovën nga një agresion nga Serbia etj. etj.

Albin Kurti, ka për detyrë, të mbrojë e sigurojë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetutshmërinë e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e saj dhe jo, të kundërtën në dëm të vendit.

Me një Qeveri që mbron fortë interesat e shtetit të Kosovës, Serbia do të detyrohet të bëhet nga djallë engjëll!


Comments