Na ndiqni ne Facebook

LUGINA E PRESHEVËS, NË DRITËN E ZHVILLIMEVE AKTUALE


Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, e përbërë kryesisht me popullsi autoktone shqiptare, vazhdon të vuaj politikën e diskriminimit dhe pastrimit etnik, nga regjimi shovinist-nacionalist i Beogradit.

 

Prej pushtimit të kësaj treve shqiptare më 1912 nga monarkia serbomadhe, gjitha regjimet serbo-jugosllave, me mjete dhune, administrative....nuk i kanë pushuar përpjekjet që t'i zhbijnë  shqiptarët e t'i serbizojnë këto treva autoktone shqiptare.

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sikur çdo regjim pararendës serb, edhe kriminelët Vuçiq-Daçiq-Vulin, me egërsinë e shtuar, me mjete dhe metoda të sofistikuara,  zbaton  pastrimin etnik. Ua dhunon të drejtat fondamentale. Politikisht, ekonomikisht e kulturalisht, regjimi serb i diskriminon, duke i zhytur shqiptarët në varfëri ekstreme, si presion për shpërngulje nga vatrat e tyre.

 

Duhet potencuar faktin që, Shqipëria si shtet, në preambulë kushtetuese, parasheh detyrim të kujdeset e t'i mbrojë shqiptarët jashtë kufijve shtetëror. Por, sa ndihet ndikimi dhe angazhimi i Shqipërisë, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?

 

Elita politike dhe akademike e Shqipërisë, kurrë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën ndërkombëtare që parasheh, mbrojtjen e bashkëkombësve të  saj në këtë pjesë të kombit. Interesi konjuktural i Shqipërisë, asnjëherë nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat të dukshëm.

 

Sikur gjithë të tjerët para tij, edhe kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama, përveç ndonjë deklarate demagogjike, për përfitime personale, diçka të prekshme s'ka bërë për Luginën e Preshevës.

 

Marrëveshjen për idenë serbe "Ballkani i Hapur" Edi Rama, e  pranoi, pa i vënë kushte Serbisë,  ndaj të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Përkundrazi, ndaj shqiptarëve, Serbia shton shtypjen dhe presionin ndaj shqiptarëve, ndërsa Edi Rama dhe garnitura e tij politike hesht deri në injorim. Megjithatë, e Lavdëron Serbinë për armatosje dhe heshtë për kërcënimet serbe ndaj Kosovës. Goditjen më të rëndë Lugina.... e pësoi, nga kurdisja komplotiste Rama-Vuçiq, me shkarkimin e kryetares së Preshevës Ardita Sinani dhe, sjelljen në krye të komunës, dy vasalë prepotentë të Serbisë.

 

Qeveria aktuale e Kosovës, me mundësitë që disponon, ka ndihmuar Luginën me 500 mijë €uro për pandeminë Covid 19 dhe 2 milionë €uro ndihmë financiare, me premtimin në ndihma të vazhdueshme. Shqipëria mbetet e painteresuar fare, të ofrojë ndonjë ndihmë shumë të nevojshme për këtë trevë.

 

Qeveria e Kosovës, duhet, pa humbur kohë, të funksionalizojë një zyrë në kuadër të kabinetit qeveritar për Luginën e Preshevës, me modalitete të studiuara për funksionim efektiv, pasi që, zyra për Luginë.... në kuadër të Kuvendit komunal të Gjilanit, ka qenë krejt formale, pa kurrfarë suksesi dhe ekskluzivisht është përdorë për interesa të përfitimeve elektorale të pushtetit të kaluar.






Comments