Na ndiqni ne Facebook

REZOLUTA E PARLAMENTIT SHQIPTAR, KUNDËR RAPORTIT TË DICK MARTY-t




Parlamenti i Shqipërisë me 125 vota, miratoi një rezolutë, adresuar Këshillit të Evropës, me të cilën kërkohet që, KE -së të deklarohet se, raporti i senatorit Dick Marty, ishte dokument i paargumentuar dhe trillues lidhur me pretendimet e supozuara për trafikim organesh nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve të luftës në Kosovë 1998-1999.

 

Meqë prokurori amerikan Williamson, gjatë hetimeve në të ashtuquajturën "shtëpia e verdhë" në veri të Shqipërisë, nuk ka gjetur prova të besuara se në atë objekt janë kryer  krime kundër njerëzimit, me heqjen e organeve të njerëzve të arrestuar nga UÇK, mbi bazën e së cilës u themelua Gjykata Speciale për krime të UÇK-së.

 

Andaj Parlamenti shqiptar, me të drejtë miratoi rezolutë drejtuar KE-së, që ta rishqyrtojë dhe abrogojë vendimin e mëparshëm të raportit të Dick Marty-i si të pabazuar.

 

 Republika e Shqipërisë ka bërë mirë që ka miratuar këtë rezolutë, por, pritet të shihet efekti i saj, pasiqë ka kaluar kohë e gjatë mbi dhjetëvjeçare që Shqipëria, pos që ka heshtur, deputetët e saj në KE kanë votuar pro raportit të Dick Marty-t.

 

Mund të supozohet që, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i komprometuar me përqafimin e idesë së dështuar të Presidentit serb A. Vuçiq për "Ballkanin e Hapur", inicio rezolutë për rastin e raportit Dick Marty, për t'i shpëtuar sado pak diskreditimit të tij,  për shkak të përafrimit të ngushtë me Serbinë dhe dëmet që mund t'ia sillte Kosovës nga ky përafrim i panatyrshëm në këtë periudhë kohore.

 

Pikërisht, kur Edi Rama me insistim mbronte idenë e "Ballkanit të Hapur", nën sloganin e të cilit fshihet qëllimi ekspansionist serb, retorika politike serbe kundër Kosovës shfaqet me tërë agresivitetin e saj të shtuar. Prandaj, kjo rezolutë, me gjasë do të arkivohet si relike e paefektshme dhe pa ndonjë ndikim në Këshillin e Evropës.




Comments