Na ndiqni ne Facebook

NDRYSHON QASJA E DIALOGUT KOSOVË - SERBI

 

Në takimin ballë për ballë të 18 gushtit gushtit Albin Kurti - Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Borrel dhe Lajçak, presidenti autokrat shovinist serb, e kuptoi që, "epoka" e tij e lojërave, shantazheve dhe imponimeve ndaj dialogut, nuk i bëjnë punë në përballje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

 

Albin Kurti, me konsekuencën e burrështetasit, ia ofroi Vuçiqit zgjidhjen e raporteve Kosovë - Serbi, të përpiluar dhe argumentuar në 6 pika, të cilat garantojnë zgjidhje finale të marrëdhënieve mes dy shteteve.

 

Vuçiq, kur e kuptoi seriozitetin dhe vendosmërinë e Albin Kurtit, që nuk i la hapësirë manipulimi as shanse të shfrytëzojë përgdheljen e sofistikuar të Borrelit dhe Lajçakut, nuk i pranojë pikat e propozimmarrëveshjes që ofroi Albin Kurti, por djallëzisht, propozoi një "kompromis të vogël", automjetet e regjistruara të serbëve të Kosovës me targa të Serbisë, të regjistrohen jo me "RKS" por me "KS", por që Albin Kurti, prerë e refuzoi.

 

Burime të besueshme të "Jehona Press" nga Brukseli, thonë që, Vuçiq, iu ka thënë diplomatëve të Bashkimit Evropian se, marrëveshjet  e vitit 2013 dhe 2015 mes Kosovës e Serbisë, kanë qenë të favorshme për Serbinë, por, përfaqësuesit e Kosovës, i kanë nënshkruar me dëshirë dhe pa presion  nga të involvuarit në dialog!

 

I vetëdijshëm, që s'ka alternativë ndaj kërkesave legjitime të palës së barabartë kosovare, deri në njohjen reciproke, Serbomadhi Vuçiq, u kthye në Serbi, ftoi përfaqësuesit e listës serbe dhe fundërrina kriminale serbe të Kosovës, bisedoi me ta, me kishën serbe dhe grupe fashisoide në Beograd, me shpifje kundër Qeverisë së Kosovës dhe kërcënime ushtarake ndaj vendit tonë, duke  provokuar reagime të qarqeve politike shtetërore të perëndimit, ShBA-ve dhe NATO-s.

 

Qeveria e Kosovës,  do të nisë zbatimin e vendimit për konvertimin e targave ilegale në ato zyrtare "RKS" në të gjitha pikat kufitare dhe masën e reciprocitetit me fletëhyrje të shtetasëve serbë në Kosovë.

 

1 shtatori po afrohet, afati kur nisë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin, agjenturat serbe-ruse, të shtrira gjithandej Ballkanit Perëndimor, kanë ngritur vigjilencën operacionale, të alarmuara për ngushtimin e fushëveprimtarisë së tyre agjenturore. /S.S/


Comments