Na ndiqni ne Facebook

KOSOVA NUK GUXON TË DEKURAJOHET NGA REAGIMET E ALEATËVE

Betimi i kryetarëve dhe vendosja  në objektet komunale  në katër komunat veriore të Kosovës, është hap i rëndësishëm i zhvillimit demokratik, ligjor dhe kushtetues, drejt forcimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, dekurajim i bandave krimogjene serbe të stimuluara nga presidenti autokrat shovinist serb Aleksandar Vuçiq.


Kritikat e aleatëve ndërkombëtarë, duhet kuptuar si të mirëqena, por Qeveria e Kosovës, e vetëdijshme për përgjegjësitë shtetërore, ka për detyrë të sigurojë lirinë, ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, pa dallim gjuhe, besimi dhe etnie në shtetin e pavarur të Kosovës


Asnjë pjesë e territorit të Kosovës nuk mund të ngelet cak i pambarim i falangave kriminale dhe kontrabandistëve neoçetnikë serbë, reparte të armatosura gjenocidale të Aleksandër Viçiqit, Daçiqit, Vulinit .....


Kritikat e aleatëve janë kaluese, me stabilizimin dhe neutralizimin e bandave krimogjene serbe në katër komunat e Kosovës veriore me shumicë serbe.


Mbështetja gjithëqytetare e kryeministrit Albin Kurti është kruciale, në vendosjen e rendit, sigurisë dhe normalitetit në komunat veriore të vendit.


Pjesë e opozitës, të bërë bashkë me gazetarë e analistë servilë të  qarqeve antishtetndërtim funksional të Kosovës, do të vetëdemaskohen e vetëdiskretitohen me zhvillimin pozitiv të situatës së krijuar artificialisht nga huliganët neoçetnikë serbë në katër komunat kosovare në veri të saj.


Kërcënimet ushtarake të Serbisë, vetëm sa janë blofe të politikës hegjemoniste serbe pa ndonjë efekt, që renegatëve kosovarë, do t'iu shërbente si armë propagandistike kundër kryeministrit Albin Kurti.

(S.S.)

Comments