Na ndiqni ne Facebook

SHTETNDËRTIMI DHE ZHVILLIMI DEMOKRATIK I KOSOVËS, PENG I MIQVE TË SAJ

Ngjarjet e fundit që po ndodhin në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ku bandat e armatosura ushtarake, policore e të sigurisë seŕbe, me listën çetnike serbe, të dirigjuara nga establishmenti shovinisto- serbomadh në krye me Vuçiqin, Daçiqin dhe kriminelë tjerë milosheviqian, po e kërcënojnë seriozisht stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

 

Në përpjekje të Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë, krijimin e kushteve të normalitetit në gjithë territorin e vendit, me angazhimin shtesë në veri të Kosovës, për shkak të rrethanave specifike të pakicës serbe, ndaj të cilës Serbia me presion të vazhdueshëm mbanë të ndezur logjikën e konfliktit dhe refuzimin e ligjshmërisë, për ta mbajtur në kontinuitet  rrezikun e destabilizimit të vendit tonë.

 

Protestat e manipuluara të bandave të armatosura serbe në tri komunat veriore, kundër kryetarëve në katër komunat veriore të vendit, që i fituan zgjedhjet e 23 prillit, të cilat serbët i bojkotuan me presionin dhe ndërhyrjen e Serbisë.

 

Kur natyrshëm nevojitej inkurajimi i aleatëve të Kosovës dhe ndikimi i tyre mbi regjimin autokrat të Serbisë, që të ndalojnë bandat e armatosura ushtarake, të neutralizohen e të mos kërcënojnë rendin dhe sigurinë në komunat veriore, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, fajëson Qeverinë e Kosovës për acarimin e gjendjes dhe kërcënon Kosovën me sanksione.

 

Fajësimit të Kosovës nga Qeveria amerikane, iu bashkuan edhe fuqitë perëndimore të unionit evropian, dhe kështu, inkurajuan  bandat kriminale dhe shtetin fashist të Serbisë ta rrezikojë Kosovën me ndërhyrje ushtarake.

 

Qëndrimi delikat i ShBA-së, në raport me Kosovën, vie si rezultat edhe i oportunizmit, servilizmin dhe logjikës inferiore nënshtruese të partive politike kosovare të opozitës dhe mediave të sponsorizuara nga Beogradi e Moska, të cilat shquhen për sakrifikimin e interesave shtetërore për përfitime  personale, të justifikuara nga fundërrina agjenturore në dëm të vendit.

 

Lobistët politik- mediatik-agjenturor kosovarë, padyshim kanë mbështetjen e lobit proserb e prorus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në çdo situatë, Qeveria dhe populli i Kosovës, kanë për detyrë të mbrojnë me të gjitha mjetet e mundshme, sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe sistemin demokratik properëndimor.

(S.S.)

Comments