Ndërtimin e Muzeut të krimeve serbe në Kosovë, e kanë premtuar disa parti politike në fushata elektorale, por fatkeqësisht, kurrë s'u bë në këtë drejtim. Me kryerjen e fushatave elektoale, premtimet për një Muze për krimet serbe në Kosovë, u harruan sikur shumë premtime tjera.
Në fushatën zgjedhore të tetorit 2021, Albin Kurti, premtoi bindshëm se, me ardhjen e LVV, një nga premtimet e radhës, ngritja e Muzeut..... do të realizohej, por, tani kur ushtron funksionet e pushtetit, disi është heshtur, apo është mënjanuar nga diskursi premtues për ngritjen e këtij institucioni të rëndësisë së veçantë, për kujtesën historike nëpër gjeneratat në ardhje, për luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës 1998 - 1999 dhe krimet e llahtarshme të Serbisë ndaj popullit tonë.
Kurrë s'është mjaftueshëm të përsërisim e të ngrisim pandërprerë çështjen e institucionalizimit në një Muzeu, në të cilin do të grumbulloheshin e të sistemohen deri në detaje dëshmitë e luftës dhe ngjarjet dramatike të kësaj lufte.
Qeveria e Kosovës e kryesuar nga z. Albin Kurti, ka formuar një komison qeveritar, për hulumtimin dhe grumbullimin e dëshmive të krimeve serbe, por nuk vërehet ndonjë rezultat i këtij komisioni, që duket vetëm si përfaqësor.
13 mijë shqiptarë të paarmatosur të vrarë, në mesin e tyre 1300 fëmijë. Rreth 20 mijë gra të dhunuara, një milion njerëz të deportuar, me qindra të mbetur invalidë dhe 3 mijë dëshmorë të UÇK-së, është imperativ që nuk na nderon të zvarritet, por të punohet seriozisht në ngritjen e Muzeut për krimet serbe në Kosovë, në të cilin do të pasqyrohet dhe ruhet historia sa e lavdishme aq e dhimbshme e kësaj periudhe lufte.
Muzeu për krimet serbe në Kosovë, do t'iu shëbej gjeneratave, por edhe vizitorëve të huaj, për t'u njohur në kontinuitet, me këtë dramë njerëzore, të shkaktuar nga shteti kriminal i Serbisë shovinistë kundër popullit shqiptar të Kosovës.
(Sejdi Sopi)
Comments