George
Fred Williams më 1914 ka shkruar: “Po të kthehemi në parahistori, para se
rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të
shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.
Shqiptarët
janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme
parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë
Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen
ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…
Shqipja
ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët
Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të
pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj
të historisë…
Është
tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të
katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit
Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh
në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…
Ç’pasuri
e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e
historisë së Pellazgëve!”.
Origjina
e shqiptarëve
Në
kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre
dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një
popull i quajtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu veshë Pellazgëve
historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i
ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik.
Këta
ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë
që janë ndërtuar shumë më përpara se të ekzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj
race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se
Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të
cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në
Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot,
në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë
akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë,
Toskanë, Etruskë.
Është
e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në
gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.
Për
shembull:
Kaos
është hapsi, hapësira;
Erebus,
biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos
është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus,
Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena
është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis,
nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse,
Mosois, është mësuesi;
Afërdita
domethënë afër ditës, agimi.
Kur
do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhënat
e saj, atëherë shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të
jetë nevoja edhe të korrigjohen.
Herodoti
nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në
gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në
gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
Në
gjuhën shqipe është,
Agamemnon,
Ai-ge-mendon, ai që mendon;
Ajaks,
ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos,
Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili,
i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu,
i udhës, udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka,
i thak, idhnak;
Droilos,
Droili(os), ai që druhet, frikacak.S humë të tjera mund t’i shtohen kësaj
liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se
kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe që grekët morën nga poetët Pellazg të
shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret
arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta
dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të
parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre.
Edhe
përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor
i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.
Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros
së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues
i fundit i ushtrive pushtuese Romake.
Një
tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedisë, është kjo që një racë e vjetër dhe
e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si
skandal i qytetërimit Europian.
Nuk
është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse
ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.
Comments