Na ndiqni ne Facebook

LUGINA E PRESHEVËS PA PËRFAQËSUES NË PARLAMENTIN E SERBISË


Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të mbajtura më 3 prill 2022, shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), mbetën pa përfaqësues në Parlamentin serb. "Komandantët" e partive politike shqiptare, mbetën me gishta në gojë. Asnjëri prej tyre, nuk arriti vota të mjaftueshme për deputet të Parlamentit serb.


100 mijë shqiptarë të Kosovës Lindore, në legjislaturën e re serbe, buk do të ketë kush t'i përfaqësoj, nuk do ta kenë zërin përfaqësues në atë parlament, si pasojë e luftës primitive të ndërlidhura në favor të interesave të autokracisë serbe.


Parlamebti serb i përbërë prej 250 deputetëve, i dominuar nga rrymat proçetnike, nacinaliste antishqiptare, në të dy krahët, pozitë dhe opozitë, tani më, kanë arritur, të eliminojnë zërin, përfaqësimin e shqiptarëve, të eliminuar në mënyrë perfide nga përçarjet dhe paaftësia e tyre, për të reflektuar dëmet dhe pasojat që u shkaktuan bashkëqytetarëve shqiptarë, të cilët do të ballafaqohen me vështirësi të shtuara dhe diskriminim të pakontrolluar.


Liderët partiakë, të Luginës së Preshevës, të copëzuar si është më keq në partiza politike, të përçarë e të rraskapitur nga interesa të ulëta meskine, nuk arritën të krijojnë një makanizëm të unifikuar politik dhe të prezantohen përballë politikës serbe me dinjitet dhe të bashkuar së paku në situata kruciale për ekzistencën e shqiptarëve në këto treva autentike shqiptare.


Kosova Lindore ka potencial të admirueshëm intelektual, moral dhe atdhetar, por zëri i tyre, ndrydhet, stigmatizohet, injorohet e diskriminohet nga Beogradi dhe përbuzet nga pseudopolitikanë të përçarë, të korruptuar dhe lojalitet të dukshëm me ambicie për pushtet të paefektshëm për zgjidhjen e problemeve elementare të popullatës shqiptare të varfruar e të shtypur administratisht.


Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sistematikisht keqpërdoren prej klasës politike të korruptuar heterogjene që i shkon për shtat Beogradit, të zbatojë më leht dhe më sofistikueshëm politikën shoviniste të pastrimit definitiv të trevave shqiptare në Luginë...


Që të shpëtohet aq sa mund të shpëtohet, shqiptarët e Luginës së Preshevës, urgjentisht duhet të veprojnë, të funksionalizojnë një mekanizëm të pandikuar përafrues, me njerëz të përgatitur dhe të devotshëm që iu rezistojnë presioneve tendencioze serbe për pastrimin etnik të kësaj treve.


Mekanizmat ekzistues dhe partitë politike në Luginë... nuk kanë dhënë rezultate të meritueshme, për mbajtjen e popullatës dhe përmirësimin e mirëqenies së saj. Gjendja e shqiptarëve në këto treva, sa vie e përkeqësohet.








Comments