Na ndiqni ne Facebook

Jetoj në harresën tënde…

 


" Kur je i/e vetmuar ditët kalojnë ngadalë, aq sa të duket se koha ka ndaluar diku dhe nuk do të eci më.

Ditët mbarojnë si pa i ndier, në heshtje,  por netët janë të gjata. Njerëzit që takon janë vetëm fytyra të ndryshme, që të shfaqen si mirazhe që humbin menjëherë pas bisedës. Më pas mbetet një boshllëk i cili nuk mund të mbushet me fjalë. Por gjëja më e tmerrshme janë netët që zgjaten pambarimisht pa asnjë kuptim. Ëndrrat nuk shfaqen më. Në vend të tyre ka makthe që shfaqen edhe kur lufton me të gjitha forcat t’i heqësh.

Askush nuk të kupton se ti je duke u munduar të fshish nga kujtesa ndjenja të cilat as që ke menduar ndonjëherë që do jenë pjesë e jotja. Por jeta të vë në provë. Në çdo çast duhet t’i tregosh asaj/atij se je i/e gjallë. Në çdo çast duhet të kapesh me të gjitha fuqitë në një degë, sado të hollë, me shpresën se nesër do kesh diçka më shumë, diçka që të ndryshon botën .

Ndonjëherë ke dëshirë të kuptosh se ia ke arritur qëllimit. Ke dëshirë të mendosh se ke mundur fantazmat e së kaluarës, por nata rikthehet ritmikisht për të treguar se ende je i/e dobët Pastaj vjen mëngjesi. Një ditë e re ku shpreson. Por ndryshimet nuk duan të vijnë. Je tepër i/e plogësht për të kapur impulset e reja, je tepër i/e papërgatitur për të gjetur një njeri tjetër, që do ta mbush boshllëkun që të ka lënë dikush që e ke dashur me gjithë shpirt " ... /arbavea/

Comments