Na ndiqni ne Facebook

KUJTIMET E ISH STUDENTES NË RETROSPEKTIVË

Në fakultet, si studente, gjatë procesit të provimeve në psikologji, profesori pyetjen e parë ma bëri:

 

            :Ç ‘është morali?

 


Disi, spontanisht formova këtë përgjigje: Nëse bëjmë një analizë nga këndvështrimi racional i kuptimit të gjërave, shohim (konstatojmë që, të qenit e/i martuar, është sikur me qenë e/i burgosur e shpirtit të saj/tij, iu përgjigja profesorit, i cili njihej si rigoroz për nota.

Nota më e lartë që jepte ai, ishte  (7).

 Meqë ke kundërshtuar notën (7) dhe po kërkon sfidoma, tani dua përgjigje unik atë, jo nga librat tha profesori?!

A ju duket pak e çuditshme përgjigja ime në pyetjen tuaj prof.? Forma se si trajtohet një temë dhe pyetja në dukje e dhunshme, e pa bazë apo thjesht perceptim që dikur një filozof e ka përkufizuar në dy fjalë; "Moral" dhe "Martesë"!

 

Si sot më kujtohet, në përgjigjen time profesori mbeti i shtangur. U mendua  një kohë  në heshtje. S'e di çfarë mendoi, por pastaj m’ua drejtua: Studente e nderuar! A mund të ma shpjegosh këtë që thua? Po profesor iu përgjigja: Përse njerëzit, posaçërisht ne shqiptarët, jemi të burgosurit e shpirtit tonë? Ne jemi rritur dhe edukuar ashtu, duke i shkelur, përdhunuar e mos përfillur, besa edhe duke i tabuizuar nevojat esenciale që i duhen njeriut. I kemi vendosur korniza të trasha, të zeza e të kuqe, me pasoja të trashëgimisë së kulturës patriarkale, e cila na dallon nga qytetërimi perëndimor. Jemi në luftë të përhershme, mes materies së quajtur trup dhe jo materies së quajtur shpirt. Jemi në luftë të vazhdueshme me veten profesor i nderuar, pasi që ,  atë që na e kërkon trupi s'na e lejon shpirti dhe anasjelltas, atë që e dëshiron shpirti s'na e ofron trupi, as kultura me të cilën jemi rritur.

 

Profesori shtangu dhe i dolën lotët... i fshiu me gishtin tregues dhe fshau thellë, sikur deshi t'i thotë shpirtit, dil, dil jashtë lirohu! Profesori mu drejtua me fjalët: Studente e nderuar! Të falënderoj shumë për leksionin që më ke dhënë, u ulë para meje dhe më tha: Nga sot, ti je mentori im.

 

Profesori u betua se në 10 vjeteshin e fundit, s'kishte marrë  student notë më të lartë se (7). Veten e notoj me (8), ndërsa mua ma shkruaji (9). Dhjetësha tha, i takon krijuesit tonë.

 

Ai kërkoj me shumë debat…i thashë, se unë s'kam aftësi të di, çfarë ka dashur dikush të thotë dhe, sa mëlmesa ka në fjalën "Moral". Çfarë dua unë është, që ta elaboroj këtë fjalë në shkronja.

 

Moral: çelësi i kësaj fjale, ka të bëj me:

Metafizikë!

Oratori!

Retrospektivë!

Anabolizëm!

Lartpërqueshmëri !


Comments