Na ndiqni ne Facebook

Krahina e Preshevës, nga Referendumi më 1992 deri te regjistrimi më 2022

 

Shkruan: Refik HASANI

Pjesëmarrje masive në procesin e regjistrimin  te  rregullt të popullsisë e ekonomisë familjare dhe banesave në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, që janë publikuar si regjistrim preliminar, ku Presheva: 58.845 banorë , Bujanoci: 54.305, dhe Medvegja: 8300,ka tejkaluar parashikimet.

 

Ky regjistrim është me domethënie të jashtëzakonshme dhe tregoi një mobilizim, që lirisht mund të krahasohet me organizimin e   Referendumit i mbajtur më datën e 1 e 2 Mars të vitit  1992, krahasohet me kryengritjen e armatosur dhe formimin  e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti  në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj krahine se statusi i saj nuk është zgjidhur ende.  

 

Pjesëmarrje masive në proces do të pasqyron realitetin në këtë Krahinë shqiptare dhe do të krijoj premisa që ky Rajon nuk mund të vazhdon me të trajtohet në nivel çfarë ishte deri më tani as nga Beogradi, dhe instanca të BE-së.

 

Dalja dhe regjistrimi i qytetarëve të kësaj Krahine, në këtë numër, nuk mund të vazhdohet me avazin e vjetër duke  diskriminuar dhe duke vazhduar të mbetët si Krahina më e prapambetur në gjithë Evropën.

 

Është domosdoshmëri që këtë proces regjistrimi në fazat e tjerë deri në  publikimin final  të përcjellët dhe monitorohet si  OSBE-ja dhe mekanizma të tjerë te  BE-

 

Mobilizimi dhe dalja masive në këtë regjistrim është një përgjigje ndaj pasivizimit të adresave, njëkohësisht  është plebishit i treguar sikur  në referendumin me 1 e 2 marsit 1992, dhe lufta e armatosur e UÇPMB-ës.

 

Ky regjistrim do të reflekton dhe në ndërrimin e qasjes së Prishtinës e veçmas të Tiranës zyrtare në raport me këtë Krahinë.

 

Shqiptarët nga ky regjistrim edhe zyrtarisht do të duhej të kenë 7 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, te ndahet buxhet dhe të jen të përfaqësuar në  instanca qendrore të Serbisë në përpjesëtim me numrin e banorëve si në zinxhirin komandues në Polici, në Gjykatë dhe Prokurori.

 

Po ashtu  Shqiptarët gjysmë të asimiluar në Rajonin e Sangjakut  që përfshin Novi Pazar, Sjenicë e Tutin,  t’ju lejohet  përdorimi i Gjuhës Shqipe me Ligje, si  në Administratë dhe mësimi në Gjuhën amtare.

 

Kurse për shqiptarët në Serbi,  do të duhej të  hapet një Universitet shtetëror në Gjuhën Shqipe, dhe Instituti për ruajtje të trashëgimisë kulturo-historike.

 

Comments