Barrikadat, klithjet e falangave kriminale çetnike serbe në anën serbe të kufirit me Kosovën, si formacione gjaksore paramilitare, të frymëzuara e të mbështetura nga klika serbomadhe e Vuçiq-Daçiqit dhe autokracisë putiniste të Rusisë do të përfundojnë me turp përballë Kosovës së pavarur, demokratike dhe civilizuese.
Bandat
terroriste, me listën çetnike serbe dhe llumin e akumuluar serbomadh të nxitur
nga shteti serb që vringëllojnë armët në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan...do të
humbin fushëveprimin, do të mposhten e të tërhiqen nga kanë ardhur ose do të
përballen me drejtësinë kosovare për vepra të dëshmuara terroriste kundër
shtetit tonë.
Provokacionet,
kërcënimet e Serbisë, janë shprehje e mllefit dhe urrejtjes antishqiptare vetëm
sa për ta penguar Kosovën në zhvillimin e gjithmbarshëm të saj edhe pse çetnikët e verbuar serbë, janë të vetëdijshëm
se, kurrë s'do ua provojë jeta të shkelin në tokën e Kosovës.
Në partneritet me
NATO-n dhe shtetet kontribuese të pavarësisë së Kosovës, institucionet e vendit
tonë kanë potencial të mjaftueshëm që t'iu përgjigjen kërcënimeve hegjemoniste
të Serbo-Rusisë.
Eksponentë
opozitarë, medie, analistë e gazetarë kosovarë, të sponsoruar sigurtë nga
Serbia dhe Rusia, me fushatën e ethshme proserbe kundër vendit tonë, do të vie
momenti që kokëulur të turpërohen.
(S.S.)
Comments