Na ndiqni ne Facebook

Përvjetori i themelimit të shoqërisë “Bashkimi” në Rumani

Data 7 dhjetor 1906 mbart një simbolikë të veçantë për historinë e mërgatës shqiptare dhe për mbarë historinë tonë kombëtare. Kjo datë përkon me kohën kur rreth 200 përfaqësues të shoqërive të kolonisë shqiptare në Rumani, “Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”, shpallën bashkimin e tyre në një shoqëri të vetme kulturore.

 


Emri i shoqërisë së unifikuar u vendos të jetë “Bashkimi”, një emër domethënës dhe frymëzues në përpjekjet për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, përpjekje të cilat do të kulmonin me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912. Shoqëria kishte për qëllim të përhapte kulturë në gjuhën shqipe, të botonte libra didaktikë për shkollat shqipe dhe të ndihmonte për mbajtjen e shkollave shqipe në Shqipëri, si dhe për hapjen e shkollave të tilla në Bukuresht.

 

Kryetar i komitetit të Shoqërisë u zgjodh Thoma Çami, ndërsa zëvendës Kristo Meksi e Pandeli Evangjeli. Mes veprimtarëve të saj ishin edhe Mihal Grameno, Aleksandër Drenova (Asdreni) etj.

Foto: Patriotët shqiptarë në Bukuresht në vitin 1910.

Në këmbë, duke filluar nga e majta: Dhimitër Berati, shqiptar nga Odesa (emri i panjohur), Rafael Anastasi, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Akil Eftimi dhe Spiro Papajani.

Ulur, duke filluar nga e majta: Filip Gjeka, Pandeli Evangjeli, Dervish Biçakçiu, Kristo Meksi, Luigj Gurakuqi dhe Sotir Pllati.

Comments