Na ndiqni ne Facebook

Marrëveshja e parë për Asociacionin – viti 2013

Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve


1.       Do të krijohet nje Asociacion/Bashkësi e komunave me shumicë Serbe në Kosovë.  Anëtarësia do të jetë e hapur për çdo komunë tjetër nëse anëtarët janë në pajtim.

 

2.       Bashkësia/Asociacioni do të themelohet përmes statutit. Shpërbërja e tij mund të bëhet vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse. Do të ketë garanca ligjore përmes ligjit aplikues dhe të drejtës kushtetuese (përfshirë rregullën për shumicën prej 2/3).

 

3.       Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do te themelohet mbi te njëjtën bazë si edhe statutit ekzistues të Asociacionit të komunave të Kosovës, p.sh. Kryetari, Nënkryetari, Kuvendi,  Këshilli.

 

4.       Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale  dhe e Kosovës komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë në  ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë mbi fushat si zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, planifikimi urban dhe rural.

 

5.       Asociacioni/Bashkësia do të ushtroj kompetenca të tjera shtesë siç mund të delegohen nga autoritetet qendrore.

 

6.       Bashkësia/Asociacioni do te ketë rol përfaqësues te autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do te ketë një përfaqësues në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Në përmbushje të këtij roli parashihet funksioni monitorues.

 

7.       Do të ketë një polici në Kosovë e quajtur Policia e Kosovës. E gjithë policia në veri te Kosovës do të integrohen brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jenë vetëm nga ana e PK-së.

 

8.       Pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurisë do t'u ofrohet vend në strukturat ekuivalente  të Kosovës.

 

9.       Do të ketë një Komandant Regjional i Policisë për katër komunat me shumicë serbe në veri (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi). Komandanti i këtij regjioni do të jetë një serb i nominuar nga Ministria e Punëve të Brendshme nga lista e  ofruar nga katër kryetarët e komunave në emër të Bashkësisë/Asociacionit. (Do të ketë  Komandant tjetër regjional për komunat e Mitrovicës Jugore, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti regjional i katër komunave ne veri do të bashkëpunoj me komandantë te tjerë regjional.

 

10.   Autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe të veprojnë në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës.

 

Gjykata e Apelit në Prishtinë do të themeloj një panel të përbërë me shumicë Serbe të Kosovës për të gjykuar të gjitha rastet e komunave me shumicë Serbe.

 

Një divizion i kësaj Gjykate të Apelit, i përbërë nga staf administrativ dhe gjyqtarë, do të vendoset në mënyrë të përhershme në veri të Mitrovicës (në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës).

 

Secili panel i divizionit të mësipërm do të ketë përbërje me shumicë të gjyqtarëve SIK. Gjyqtarët përkatës do të vendosen në panel në varësi të natyrës së rastit në fjalë.

 

11.   Zgiedhjet lokale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me Lehtësimin e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

 

12.   Një plan zbatimi, i cili përfshin dhe afatin kohorë, do të krijohet deri në 26 Prill. Në zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të trajtohet dhe parimi i financimit transparent. 

 

13.   Diskutimet lidhur me Energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen nga të dy palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

 

14.   Është dakorduar që asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë të tjerët të bllokojnë, progresin e palës tjetër ne rrugën përkatëse drejt BE-së.

 

15.   Do të themelohet një komitet zbatimi nga të dy palët, me lehtësimin e BE-së.

Nënshkrues:
Hashim Thaçi
Ivica Daciq

 ***

(Sektori i Arkivës së Qeverisë sëKosovës,  19.04.2013, Numri i Protokollit 1039, Njësia organizative 1)

 

Kjo Marrëveshje është ratifikuar në Parlamentin e Kosovës me 84 Vota

Comments