Na ndiqni ne Facebook

KULTURA AUTENTIKE DHE INTEGRIMI I MËRGATËS SHQIPTARE NË SHOQËRITË EVROPERËNDIMORE


Në raport me numrin e popullsisë nga të gjitha trevat e tyre, shqiptarët përbëjnë numrin më madh të emigrimit krahasuar me popujt tjerë në Evropë.

 

Përkundër faktit që, shqiptarët, në të gjitha fushat e jetës në shtetet ku jetojnë e punojnë, janë sistemuar e integruar në njëfarë mase mirë, por, krahasuar me emigrantët e vendeve tjera ballkanike dhe të vendeve evropianojugore, shqiptarët ngelin shumë mbrapa në organizimet kulturore, artistike, sportive......

 

Ekzistojnë disa arsye, pse shqiptarët nuk përfshihen masivisht në aktivitete që promovojnë kulturën, artin dhe degë tjera të veprimtarisë së organizuar.

 

E para, shtetet e origjinës nga vijnë mërgimtarët shqiptarë, interesohen fare pak për organizimin e bashkatdhetarëve të tyre, duke ia lënë obligimin moral e ligjor stihisë.

E dyta, mërgimtarët shqiptarë, në masë të madhe nuk arrijnë të  vetëm të krijojnë mekanizma të vetorganizimit të mirëfilltë, për shkak të rrethanave të kushteve të punës në ambiente të ndryshme me të atdheut të tyre.

 

Me vetiniciativë janë formuar e veprojnë organizime nga më të ndryshmet, si, klube sportive të të gjitha degëve  Shoqata krijuesish letrar-artistik, të mjekësisë, ekonomisë etj., por, fatkeqësisht, qindra-mijëra mërgimtarë mbeten jashtë rrjedhave organizative, në mungesë të iniciativave gjithëpërfshirëse në organizime kulturore....

 

Domosdo imperativë është, me ndihmën edhe të shtetit të origjinës, të stimulohet organizimi masiv i mërgatës shqiptare në arsim, kulturë, krijimtari, sport dhe veprimtari profesionale, për të cilat ekziston potencial i mjaftueshëm dhe me kompetencë.

 

Vullneti dhe gatishmëria është evidente, vetëm duhet lëvizje e denjë vullnetmirë që, mërgata shqiptare e organizuar, të ruaj d kultivojë dhe të afirmojë sa më dinjitetshëm kulturën tonë kombëtare, si mjet efikas kundër asimilimit dhe rrugë më e mirë në integrimin në shtetet dhe shoqëritë ku jetojnë e punojnë.

 

Potenciali është i madh. Me angazhim të vullnetshëm arrihet e domosdoshmja e dëshiruar!

Sejdi Sopi

Albulena Qehaja

Comments