Tetuer 1912. Të katër Pushtetet balkanike: Mal
i Zi, Serbi, Bullgari e Greqi i kishin shpallë luftë mbretnisë othoman e gjatë
gjithë kufinit po sulmojshin, ku mâ shumë e ku mâ pak, me fitime. Ushtrija
sërbe i ka thyem tyrqit në Kumanovë dhe ka nisun me përparuem pa mundime të
mëdhaja. Vetë kumanova âsht shqiptare e as Sërbt as Malazezt kurrkund s’kanë ku
me vûmë kâmbëjashtavêndit të vet veçse në tokë shqiptare. Patrijotët e Shqipnisë,
ndërmjet nji angështije dërmuese e shpresash t’âmblapor fort të zbetapër fatin
e atdheut të tyne, kishin nisur qyshë ditën qi plasi lufta me lëvizun. Në krye
ishin beglerët, dirigjentat e popullit shqiptar n’atë kohë. Mâ aktivët ndër ta
ishin beglerët e Vlonës e Toptanët e Tiranës. Aty-këtu grupe të vogla e të dame
intelektualësh pa influencë mbi turmat. Përjashtë kolonitë shqiptare në Boston,
Kajro e Bukuresht, si dhe Arbreshët e Italisë.
Por ç’duhej bâmë e ç’mund të bâjshin
Shqiptarët n’ato çase vendimtare? Cila ishte interesa reale e kombit? Ky
gjindej, pa metaforë, përpara dilemës hamletjane: me qênë a mos me qênë!
Balkanasit kishin hymë në luftë hajsmi për me shpëtuem nga salvimet e Tyrqet,
vëllaznit slavë e grekë ende nën zotnimin othoman. Por me të vërtetë, po t’u
ecte puna mbarë, ata kishi ndër mênd zgjânimin e pronave të tyne deri ku të
mundshin. E Shqipnija, gjeografikisht, vinte mû në ballë të vêndevet qi ato
lakmojshin. Prandej, për Shqiptarët me mênd në krye rruga për t’u ndjekun ishte
nji e vetme: me përsritun gjestet e Lidhjes së Prizrenit 34 vjet mâ parë,
d.m.th. me u shtrënguem n’armë e me luftuem kundra mvatorëvet, mundsisht mbë
vete e si aljatë të Tyrqet, por në fund të fundit edhe si pjesë e ushtrisë
othomane.
Veçse ksi hovi rrethanat ushtarake, politike e
psykologjike kishin ndërruem faqe e natyrë sa nata me ditë me ato të 1878-s.
Aso here anmiku i madh, Rusija, ishte larg tokës shqiptare e nuk e shkeli asnji
herë këtë; Shqiptarët patën ngé me u mbledhune çëmbldhun, me u matun e shmatun,
me u menduem e këshilluem shoq me shoq qyshë prej skânjeve të Veriut e deri te
skânjet e Jugës pa i pyetun kush se ç’po bâjshin e ku po vejshin; mundën me u
organizuem e armatisun ndër sytë dashamirë të pushtetevetothomane, nemose në
fillim; s’patën përballë për t’i qëndruem me armë veçse nji Mal të Zi. Kurse
tashti lufta kishte zânë në gjumë jo vetëm Shqiptarët, por gati edhe vetë
qeverinë tyrke e me të tânë furin’e vet gjatë gjithë kufije të Shqipnisë prej
Taraboshit në Kumanovë n’Epir.
Shqiptarët porsa kishin dalë prej nji
revolucjoni katërvjeçuer kundra Portës së Naltë e ksaj s’i kishte mbetun besim
në ta, jo vetëm për me thërritun unji nën armë, por as me përdorë në ballë të
luftës ato pak bataljone qi ndodheshin n’ushtrin’ e saj për shërbimin e zakonshëm
ushtarak si nënpushtetas të Sulltanit.
S’kishin pra Shqiptarët fé mundësije as me
organizuem nji mburesë autonome kundër sulmit të furishëm e të fuqishëm
t’anmikut shumë herë mâ të fortë për numër e për mjete, as me bashkuem forcat e
tyne me ato të mbretnisë: në krahasim me anmiqt ishin nji popull i vogële pa
kurrfarë ndihme të përjashtme, u mungonte koha për me u përmbledhun e
organizuem, u mungonte nji armatim i përshtatshëm e u mungonte besim’i qeverisë
e i ushtrisë turke.
Mund t’i vijë ndër mênd ndokujt me thânë se
ndoshta do të kishte pasun ndonji farë gjase qi Shqiptarët t’u merrshin vesht
me anmiqt vetë, me fqinjët e Balkanit, si aljatë… nënurdhnorë. Asnji mundsi! Do
të kishte qênë vetëm nji tentativë e turpshme si ajo e nji grigje me ukun qi i
âsht vërsulë me e premë. E cilido Shqiptar qi t’a kishte tentuem nji diplomati
fantastike të tillë, edhe me mâ të mirin vullnet nuk do të kishte fituem tjetër
veçse vulën e tradhtisë në ballë ndër syt’e bashkatdhetare të vet qyshë në
fillim, josemâ si t’ishin pamë përfundimet negative. Vetëm nji pjesë e vogël e
popullsivet shqiptare u gënjye e e bâni këtë provë t’idhët, e aqë mâ fort âsht
për t’u mjeruem për të, pse ajo popullatë qi u gënjye e muer këtë rrugë të keqe
qe shi nj’ajo qi motmot parandej pat kuqun Cemin e shkrepat e Malsisë së Madhe
me gjakun e vet për liri të Shqipnisë: Malsorët e Mbishkodrës. Këta të bekuem,
pa pyetun saku me u kshillue me të parët e vet të cilsuem në Shkodër, votën e i
besuen Kral Nikollës në Cetinë se po ishte tue luftuem për lirin’e Shqiptaret!
Jo, Shqiptaret s’u kishte mbetun asnji tjetër
n’ato rrethana tragjikisht të vështira posë nj’asaj qi zgjodhën parija e tyne
kudo qi qênë, e si të kishin pasë bâmë kuvênd bashkë: rrugën e apelit pranë
Pushteteve të mëdhâ a disave prej tyne qi aso kohe kishin mâ tepër interesë me
përkrahun të drejtat e kombit shqiptar. Mâ të parët qi e ndoqën kët’udhë qenë
nji grup i vogël intelektualësh kosovarë, qi e kishin rrezikun shi përpara
syvet, bashkë me Midhat Frashërin qi ndodhej atëherë në Shkup si mbiqyrës i
qeverisë othomane për zgjedhjet parlamentare qi do t’u bâjshin. Ata u dhanë
konsullatave të Pushteteve ta mëdhâ nji shkresë me të cilën i bâjshin me dijtun
këto pushtete nëpër konsullatat e veta se Shqiptarët nuk do të njihshin asnji cëni
të të drejtave të tyne si komb.
Në qytetin e vogël të Durrësit në breg
t’Adriatikut, n’atë Epidamnos piktoresk të Helene të motshëm, n’atë Dyrrachium
të shkëlqyeshëm t’antikitetit qi i ka pasë shërbyem aristokratisë romake për
vênd verimi e pushimi e qi tash s’ishte veçse nji burgatë e keqe orjentale,
baritshin posht’e përpjetë nëpër rrugat e përbaltueme tuba fshatarësh të
Shqipnisë së mesme me hapa të rânda qi paraqitshin nji kundresht të çuditshëm
me uniformën kaki të porsaveshun: ishin elemente të të nji bataljoni
territorjalësh të vûmë prej pushtetevet othomane nën komandën e Hamid beg
Toptanit për sigurimin e vêndit. Nji ditë vijnë n’atë qytet dy Toptanë tjerë,
Avdi e Refik begu. Ishin të shoqnuem prej Midhat Frashërit, Salih Gjukës, Bedri
Pejanit e Rexhep Mitrovicës, i njajti grup i Kosovës për të cilin folëm pak mâ
parë e qi porsa kishte mbërrimë në Tiranë. Kërkojnë e gjêjnë Mustafa Krujën me
katër shokë tjerë, Dr. Neki Libëhovën, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe
Salih Nivizën, e të gjithë ven’e mblidhen në kryepeshkopinë katholike të
vêndit. Atje i priste nji patrijot i madh, Nikollë Kaçorri, ndihmës i
kryepeshkopit.
Çilet bisedimi me nji analysë të gjêndjes
politike e ushtarake në bazë të lajmevet qi kishin secili. Avdi beg Toptani
këndon nji letër qi kishte marrë prej Syreja beg Vlorës, me të cilën ai
sugjeronte mbledhjen e nji kuvêndi kombtar sa mâ shpejt dhe lajmonte se kishte
nisun për Vjenë të birin, Ekrem begun, qi të përpiqej me fituem ndihmën e asaj
qeverije për pamversinë e tânsinë toksore të Shqipnisë. Përmbajtja e ksaj u bâ
objekti kryesuer i bisedimeve të mbledhjes. Ideja e nji kuvêndi kombtar u pa
krejt e arsyeshme e, mb’anë tjetër, ishte edhe në mënden e të gjithe. Por
sendërtimi i saj dukej praktikisht i pamundshëm. Sepse ndër qytetet e Shqipnisë
sundojshin ende pushtetet othomane, e mb’anë tjetër s’do t’ishte Kuvênd’i
Shqiptaret qi do t’a ndalte vrapin e trepavet sërbe kah brigjet e Adrijatikut.
Për këto arsye, mbledhjes nuk i a muer mêndjame i a hymë ksaj pune. Por, tue
mos mundun me marrë masa qi t’i përgjigjeshin mâ mirë situatës, dau me
kshilluem gjithë bashkitë e Shqipnisë ende të pashkeluna prej anmikut qi të
dilshin me e pritun këtë përjashta qytetevet n’emën të popullit të vêndit
paqsishte me flamurin shqiptar në dorë si mysafir në tokën e nji Shteti asnjanës
qi s’kishte mâ të bânte me Tyrqinë.
U bisedua mbasandaj për nji thirrje Pushteteve
të mëdha. Kjo s’kishte si me u bâmë veçse tinzishtme anën e konsullatave të
tyne. Mirpo aso kohe vetëm Astro-Hungarija e Italija kishin konsullata në
Durrës, prandej vetëm këtyne të dyjave mund t’u bâhej thirrja. Por mbasi s’mund
t’u bâhej të gjithave, u hoq edhe Italija,
e cila n’ato kohna s’kishte dijtun me u frymzuem Shqiptaret besim për
nji dashamirsi të çinteresueme. Kështu u vendos me i dërguem nji shkresë vetëm
qeverisë austriake tue i a adresuem fill perëndorit Franz-Joseph I.
Asht tepër interesant këtu, nga shumë
pikëpamje, me përmëndun nji hollsi të bisedimit mbi përmbajtjen e letrës qi po
shkruhej për mbretin e Astrisë. Qe deshir’i mbledhjes qi të tregohej edhe se si
e mendojshin dërguesit e asaj letre formën e përtardhmen e Shtetit të tyne. Të
gjithë u bashkuen në nji mendim qi Shqipnija duhej t’ishte nji Shtet federativ
si Helvetija e Shtetet e Bashkueme t’Amerikës së Veriut. Por nji prej shokësh
të mbledhjes shtron përpara nji mendim të ri, t’arsyetuem me nji realizëm e nji
logjikë turbulluese: “Nji Shqipni qi ka rruem katër shekuj e gjymsë nën nji
sundim barbar e qi për këtë shkak gjindet sod n’ato kushte shoqnore e ekonomike
qi dijmë të tânë, për mâ tepër rrethuem gjithandejme fqìj të panginjëshëm”,
thotë Salih Gjuka, “nuk mundet me u bâmë përnjiherë Shtet mbë vete edhe me
jetuem e përparuem pa ndihmën e projën e nji Pushteti të madh dashamirë!” E
proponon qi duhej kërkuem prej monarqisë austro-hungare qi shteti shqiptar të
vêhej nën projën e saj deri qi të bâhej i zoti me qëndruem mbë kâmbët e veta.
Nji Shqiptar mysliman po deshironte, jo vetëm me e shkëputun vêndin e vet prej
zotnimit të sulltanit kalif, por edhe me e shtimë nën hijen e perëndorit “fort
katholik” t’Austro-Hungarisë. E kush âsht i pari qi e kundërshton? Prifti
katholik Nikoll Kaçorri, i cilli do t’ishte gati me pranuem për nji Shqipni
“autonome” mâ parë projën e perëndorisë othomane, “qi – kështu arsyeton Kaçorri
– pa dyshim s’do të kishte mâ nji jetë të gjatë e me dekën e saj Shqipnija do
t’a kishte të sigurtë pamvarësinë e plotë”. Mbledhja tek e mbramja, e la
mënjanë kët’aspekt të problemës shqiptare. Rândsij’e bisedimit të saj qe vetëm
fakti qi vûni n’evidencë në nji rasë aqë konkrete se te patrijoti intelektual
shqiptar ndienja e ideja e kombsisë qëndronte përmbi ato të fesë.
Por nji tjetri i a kishte pasë ruejtun fati
lumninë e lavdinë me e lidhun të pandashëm emnin e vet me pamvarsin’e kombit
shqiptar: ai ishte Ismail bej Vlora, i quejtun përgjithsisht me emnin
Ismail-Kemal, siç njihej në mbretninë othomane. Pa prit’e pa kujtuem, bashkij’e
Vlonës merr me 27 tetuer nga Vjena prej tij këtë telegramë: “Me vaporin e parë
jam aty. E ardhëshmja e Shqipnisë âsht siguruem. Ju porosis qi, tue pasun besim
në fatin e atdheut, të punoni si vllazën, të merreni me rregullimin e pune të
përgjithëshme e të rueni qetsinë. Epnu rrethevet lajmin e gëzueshëm. Ju falem
të gjithe atnisht. Ismail-Kemal.
Ky sihariq i atij burri të madh qi kishte lemë
për t’u ngritun n’altarin e tempullit t’atdheut shqiptar, përhapun në të katër
anët prej Vlonjatet, freskoi zêmrat e pikllueme të gjithë patrijotet qi e
ndigjuen. Por Ismail-Kemal nuk mbërrini aqë shpejt sa pritej dhe nuk duel në
Vlonë, por në Durrës. Kishte me vete mikun e bashkpuntorin e pandashëm të tij,
Luigj Gurakuqin, dhe disa patrijotë nga kolonija shqiptare e Rumanisë si
Dhimitër Beratin etj.
I pritën në molë Hamid beg Toptani me nji tubë
patrijotësh intelektualëtë Durrsit. Ndër syt’e këtyne dukeshin si Mesija qi
kishte ardhun me shpëtuem vêndin, i shoqnuem nga apostujt e tij. Pushtetet
othomane të vêndit pa dyshim ishin të lajmuem për misjonin madhështuer sa dhe
të vështirë e të rrezikshëm qi ai kishte ardhun me kryem, por s’u vinte kurrgjâ
për dore me bâmë kundra tij, qi me gjithë shokë gjindej nën projën e sigurtë të
bataljonit territorjal shqiptar. Ismail-Kemali u tfilloi imtisht patrijote të
mbledhun rreth tij qëllimin e vet e masat qi duheshin marrë për t’i dalë në
krye: do t’i lëshohej menjiherë gjithë bashkive të Shqipnisë ende të pashkelun
prej ushtrive të beslidhune balkanikë zâni me zgjedhun e dërguem përfaqsuesat e
tyne për t’u mbledhun në kuvênd kombtar në nji skelë t’Adrijatikut qi do të
shënohej. Kuvêndi Kombtar do të shpallte pamvarsin’e kombit e do të zgjidhte
nji qeveri të përkohshme. Ai s’kishte dyshim se pamvarsija shqiptare di të
njihej prej Pushteteve të mëdha e Vjena dhe Roma e kishin siguruem se nuk do
t’i lêjshin beligjerantat me e shkelun nji zonë kufizueme ku do të vendosej
Kuvênti Kombtar e qeverij’e përkohshme e Shqipnisë së lirë. Duhej veç me e
shpejtuem mbledhjen, në mënyrë qi të mûjshin me marrë pjesë në të sa mâ shumë
vise të Shqipnisë. Por ku do mblidhej Kuvêndi Kombtar? Vjena e Roma kishin
porositun për nji qytet në breg t’Adrijatikut për shumë arsye praktike në
lidhje me luftën që po zhvillohej. Pra Durrësin ase Vlonën. Prej këtyne dy
skelave u pa mâ me vênd Vlona. Viset rrethepërqark Durrësit ishin të banueme
prej myslimanësh fanatikë, të cilët, të lidhun shpirtnisht me kalifatin e
Stambollit e tue mos i dhânë dum ende gjêndjes kritike në të cilën ndodhej
mbretnija othomane, nuk do t’a pritshin mirë nji kryengritje të hapët kundër
saj. Komandar’i bataljonit territorial të Durrësit, Hamid Toptani, nuk merrte
asnji përgjegjësi për njerëzit qi komandonte, të gjithë banorë t’asaj zone, kur
do t’a merrnin vesht se Shqipnija po i bie mohit sulltanit kalif. Ndryshe ishte
popull’i krahinës së Vlonës.Ndonse myslimanedhe ai liberal, e kishte nji
zgjueti politikr mâ të gjanë. Prinjësi i atje vetë ishte nji beg i atij vëndi,
pra i njohun e i ndëgjuem mâ fort atje se në Durrës. Mâ në funt, kabla
telegrafike me Evropën atje e kishte kryet e për tê do të kishte nevojë të domosdoshme qeverij’e re.
Për të tana këto arsye, Ismail-Kemali vendosi
me e thërritun Kuvêndin Kombtar në Vlonë. Por ftesat i u derdhën gjithë
Shqipnisë telegrafisht nga Durrësi me porosi qi delegatët t’u nisshin menjiherë
për Vlonë.
Puna në Durrës tashmâ ishte kryem.
Ismail-Kemali me ata shokë qi kishin ardhun me tê e me përfaqsuesat e bashkivet
mâ t’afravet, si Durrësi, vetë, Shjaku, Kruja. Tirana e kush tjetër mundi me mbërrimë në Durrës a me dalë para mbi
udhën Durrës-Vlonë, u nis. Rruga kryesore kalonte nëpër qytetin e Lushnjes. Por
patrijotët e këtij qytetti, tue marrë vesht se pushtetet othomane të vêndit
kishin pasun urdhna eprorë e po përgatiteshin me rreshtuem Ismail-Kemalin me të
gjith shoqnin’e tij, lajmuen me kohë e kështu u muer nji tjetër udhë pa kaluem
nëpër Lushnje.
Pritja qi i bâni Vlona bashkqytetarit të madh
qe madhështore, enthusjaste, e përmallueshme. Jo mâ si në Durrës nji grusht
patrijotë nën projën virtuale të nji bataljoni qi në të vërtetë për tjetër
qëllim ishte atje, por krejt popullsij’e qytetit e deri parì e përfaqsì katundesh kishin mbushun rrugat e
qytetit për me pritun e brohoritun të parin kryetar t’ardhëshëm të Shtetit
shqiptar të rilindun mbas 444 vjet robnije. S’ka atje asnji zyrtartyrk. Shef’i
administratës, nënprefekti, nji Shqiptar nga Berati, âsht bashkuem përvûeshëm
me popullin, forca e sigurimit me gjithë komandarine vet mbë krye, shqiptare
edhe ajo, përshëndet plakun e thinjun me të njâjtat nderime qi do t’i bânte
mbas pak ditsh si kryetar i kombit. Në çdo anë buçiste nga krahanorët e turmës klithma “Rroftë Shqipnija, rroftë
Ismail-Kemali!” Popull’i Vlonës po e shpallte shlirimin e atëdheut pa pritun
vendimin e Kuvëndit Kombtar, me zâ t’unjishëm e të drejtpërdrejtë si
Athinasit e Romakët e hershëm.
Comments