Na ndiqni ne Facebook

20 vjet nga trazirat anakronike në Kosovë

 


Më 17 mars 2004, në të gjitha qytetet e Kosovës shpërthyen trazira masive të shqiptarëve, si reagim i mbytjes së dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër të Mitrovicës.

 

Një deklaratë me qëllime abuzive e Radio Televizionit të Kosovës, lidhur me vdekjen e fëmijëve në lumin Ibër, u shfrytëzua nga qarqe retrograde dhe të eksponentëve të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës, të cilët në prapaskenë organizuan trazira- demonstrata masive të qytetarëve shqiptarë, të orientuara drejt vendbanimeve dhe objekteve fetare serbe!

 

Inspiruesit e atyre trazirave dhe qytetarët shqiptarë, shkaktuan dëme të mëdha materiale e më shumë dëme morale për vet qytetarët dhe të ardhmen perspektive të Kosovës, duke përçuar hije të zezë te faktori vendimmarrës ndërkombëtar, për gjoja ekskluzivitetin dhe frymën mosduruese të shqiptarëve ndaj minoriteteve, në veçanti atij serb!

Në ato trazira të përgjakshme, pa asnjë arsye logjike u vranë 19 dhe u plagosën rreth 900 qytetarë.

 

Derisa bëheshin parapërgatitjet, për fillimin e bisedime në Vienë për statusin final politik e juridik të Kosovës, tek faktori i angazhuar amerikan-evropian që ishin për pavarësinë e Kosovës, ngjallën dilema duke inicuar përkufizime ndëretnike si mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë e bashkësive etnike nga ekskluzivistët  e pretenduar shqiptarë, të cilën etiketoheshin si faktorë segregacioni!

 

Pikërisht, plani Ahtisari mbi shpalljen e pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës u projektua ideuar dhe e perceptuar nga situata në vend.

 

Trazirat e marsit 2004, janë shoqëruar në vazhdimësi me pasojafatzeza për Kosovën, të cilat Serbia shoviniste i shfrytëzoi e po i shfrytëzon në kontinuitet si “argument” denigrues dhe ekspansionist ndaj shtetit të Kosovës!

 

Efektet e politikës hegjemoniste serbe, u dukën në marrëveshjet e Brukselit më 2013 dhe 2015, ku përfaqësuesit e Kosovës pranuan klauzola që e dëmtonin dhe paralizuan dukshëm shtetndërtimin, duke krijuar vështirësi të tejdukshme në konsolidimin e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Kosovës!

 

Sejdi Sopi

Comments