Shkrimi i Indusit, Rongorongo, Linear A: disa sisteme të lashta shkrimi vazhdojnë t’i rezistojnë shkencës. A mund t’i thyejë një ditë inteligjenca artificiale kodet e së kaluarës?
Pse janë kaq të vështira për t’u deshifruar?
Bonmann po studion aktualisht shkrimin epi-olmek, i përdorur dikur në brigjet jugore të Gjirit të Meksikës. Janë ruajtur shumë pak mbishkrime dhe konteksti i tyre është i paqartë, çka e bën deshifrimin jashtëzakonisht të vështirë.
E njëjta vlen për shkrimin e Indusit, të kulturës Harappa në Pakistanin dhe Indinë veriperëndimore të sotme. Ai shfaqet në qindra vula dhe fragmente qeramike, por pothuajse gjithmonë në sekuenca shumë të shkurtra. Studiuesit ende debatojnë nëse bëhet fjalë për një gjuhë të plotë apo për një sistem simbolesh.
Rongorongo, shkrimi i Ishullit të Pashkëve, duket si një piktogram me figura zogjsh, njerëzish dhe forma ornamentale. Ai është ruajtur vetëm në pak pllaka druri, shpesh të dëmtuara.
Nga Kreta minoike njihen tre sisteme shkrimi. Vetëm Linear B u deshifrua, sepse doli të ishte një formë e hershme e greqishtes. Linear A dhe hieroglifet kretase mbeten ende mister. Po aq enigmatik është edhe Disku i Phaistos, një objekt unik prej balte me simbole të stampuara në formë spiraleje – por si i vetëm, është pothuajse i pamundur për t’u analizuar sistematikisht.
Etruskishtja paraqet një rast tjetër interesant: alfabeti lexohet, sepse rrjedh nga greqishtja, por vetë gjuha nuk ka të afërm të qartë, gjë që e bën kuptimin e teksteve shumë të vështirë.
Ndërkohë, Proto-elamitishtja, tradita më e hershme e shkrimit administrativ në Elamin e lashtë (Irani i sotëm perëndimor), ka shenja të kataloguara mirë, por tekstet janë fragmentare dhe gjuha nuk i përket asnjë familjeje të njohur.
Mungesa e “Gurit të Rozetës”
Problemi kryesor i këtyre shkrimeve është mungesa e mbishkrimeve dygjuhëshe – të ashtuquajturit “Gurë të Rozetës” – ku i njëjti tekst shfaqet në një gjuhë të njohur dhe në atë misterioze. Pa këtë çelës, lidhja mes shenjave dhe tingujve apo fjalëve mbetet e pasigurt.
Megjithatë, Bonmann thekson se deshifrimi nuk është i pamundur. “Linear B u deshifrua pa tekste dygjuhëshe, falë vazhdimësisë historike: emra vendesh, perëndish apo sundimtarësh.” Por kur tekstet janë shumë të pakta ose shumë të shkurtra, modelet janë të vështira për t’u dalluar dhe hipotezat për t’u verifikuar.
A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale?
Shpesh përmendet inteligjenca artificiale si “thyesja” e mundshme e kodeve të lashta. Ajo mund të analizojë modele, të numërojë frekuenca shenjash dhe të sugjerojë plotësime për pjesë të dëmtuara.
Por, sipas Bonmann, IA ka kufij të qartë: ajo ka nevojë për sasi të mëdha të dhënash, ndërsa këto shkrime njihen vetëm nga pak dhjetëra ose qindra fragmente. “Është pak e mundshme që në një të ardhme të afërt programet të funksionojnë me kaq pak të dhëna,” thotë ajo.
Për më tepër, IA zakonisht riorganizon njohuri ekzistuese, pa “menduar” vërtet në mënyrë krijuese. Kjo mund të prodhojë interpretime elegante, por shkencërisht të brishta, madje duke reflektuar paragjykimet e studiuesve.
Enigma që mund të mbeten të tilla
Ndoshta pikërisht ky mister i bën këto shkrime kaq tërheqëse. Ato na kujtojnë se, edhe në epokën e teknologjisë së avancuar, disa zëra të së kaluarës mbeten ende të heshtur.
“Ne jemi, sa dimë, e vetmja specie me vetëdije historike,” thotë Bonmann. “Mendojmë se nga vijmë dhe ku po shkojmë.” Prandaj, përpjekja për të kuptuar shoqëritë e lashta – si jetonin dhe pse u zhdukën – mbetet një temë thelbësore dhe aktuale për njerëzimin.
Të pëlqejnë enigmat e vështira? Imagjino të kesh përpara një kod të panjohur – pa fjalor, pa gramatikë, pa përkthim. Pikërisht me këtë sfidë përballen arkeologjia dhe gjuhësia kur studiojnë disa nga shkrimet më enigmatike të historisë. Ato i përkasin qytetërimeve të zhvilluara, shenjat e të cilave i shohim, por kuptimin ende nuk e dimë.
Svenja Bonmann, gjuhëtare në Universitetin e Këlnit, merret me gjuhësi historike-krahasuese dhe përpiqet të rindërtojë struktura të gjuhëve të vjetra. “Është jashtëzakonisht tërheqëse të kesh përpara një enigmë intelektuale ku edhe mendjet më të ndritura kanë dështuar,” thotë ajo. “Përmes këtyre shkrimeve kemi akses në kultura që kanë humbur. Është si një makinë kohe që na lejon të ndërveprojmë, të paktën pasivisht, me to.”

Comments