Na ndiqni ne Facebook

IDEALISTËT VRITEN, POR, JO IDEALET!


Këtu e pesë vjet më parë, më 5 nëntor 2016, në burgun hetues të Prizrenit, gjendet i masakruar, i burgosuri i ndërgjegjes, idealisti zulmmadh, intelektuali i ri ASTRIT DEHARI!
Vdekja, gjegjësisht, vrasja duarlidhur në organet e burgut, e bënë më të pashpjegueshme, se si një idealist i ri, në Kosovën e çliruar nga robëria shekullore, mund të privohet nga jeta, vetëm pse idealet e tij sfiduan politikën e pushtetmbajtësve!
Përkundër tendencave të organeve të burgut në Prizren dhe hetuesisë, për ta fshehur e manipuluar mënyrën e vdekjes, nga institucione kombëtare e ndërkombëtare, u dëshmua se, Astrit Dehari nuk e vrau veten por u vra nga dikush në dhomën e burgut.
Astrit Dehari, u likuidua, për faktin e vetëm, pse, si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kundërshtoi politikën e pushtetit, për të cilën mendonte se vepronte në shumë aspekte në dëm të interesave nacinale të Kosovës.
Populli shqiptar i Kosovës, me plot të drejtë beson që, kurrë më, të mos ndodhin hakmarrje politike ndaj idealistëve të cilët e mbajnë gjallë ëndrrën, për një atdhe më të përparuar, të pavarur, me dinjitet dhe demokraci prosperuese.
Drejtësia kosovare, duhet, pa vonesë të zbardhë rastin e vdekjes të Astrit Deharit dhe, akterët e mundshëm të kësaj tragjedie makabër të sillen në bankën e drejtëssë.
Drejtësia, të mos vonojë, por të veprojë!



Comments