Na ndiqni ne Facebook

Konflikti Berisha-Basha për t’u bërë numri 2 në Shqipëri

 

Studiuesi Afrim Krasniqi e sheh si një konflikt luksi atë mes Bashës dhe Berishës, i cili nuk bëhet për parime, por kush bëhet numri dy në Shqipëri.
Sipas Krasniqit, si Berisha ashtu edhe Basha e dinë shumë mirë që nuk janë kandidaturat e duhura për ta sjellë opozitën në pushtet.
“Konflikti mes Bashës dhe Berishës është një konflikt luksi. Nuk lidhet me parimet, nuk lidhet me normat. Nuk mendohet për ta bërë as PD më të fortë dhe më demokratike dhe as Shqipërinë më të mirë. Bëhet fjalë se kush kontrollon një opozitë dhe kush bëhet numri dy në Shqipëri. Të dy figurat kryesore e dinë që nuk janë ata që mund ta sjellin opozitën në pushtet. Opozita ka dhjetëra djem e vajza të edukuar dhe shkolluar”, u shpreh Krasniqi, drejpërdrejt në telvizionit A2 CNN



Comments