Na ndiqni ne Facebook

KOSOVA ËSHTË E FTUAR NË SAMITIN PËR DEMOKRACI NË UASHINGTON


Informata e pa verifikuar se, Kosova nuk u ftua nga Presidenti Biden të marrë pjesë në Samitin për Demokraci në Uashington, ishte sprovë e hidhur për disa politikanë, gazetarë, analistë të ekzaltuar nga gëzimi, ranë në grackën e vetëmashtrimit, duke zbuluar fytyrën e vërtetë të çoroditur nga inatet, meskiniteti, miopia dhe urrejtja patologjike ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti.
E tërë lukunia propagandistike politike-mediale, e bunkerizuar kundër Qeverisë së Kosovës, në fushatën zgjedhore, angazhoi gjithë arsenalin propagandistik primitiv, terrorizoi dhe dhunoi opinionin publik në Kosovë, me akuza e shpifje sistematike kundër Albin Kurtit, për gjoja antiamerikanizëm dhe shkatërrimtar të shtetit të Kosovës!
Lajmi i publikuar në Zëri i Amerikës, se, Kosova ftohet nga Presidenti Biden të marrë pjesë në Samitin për Demokraci në Uashington, për shkak të fushatës zgjedhore në Kosovë, për një kohë u mbajt i heshtur.
"Jehona Press", që nga 7 nëntori, nga burime të sigurta, e kishte të konfirmuar ftesën e Presidentit Biden, për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit të rëndësishëm.
Publikimi zyrtar i ftesës së Presidentit Biden për pjesëmarrje në Samit... të Qeverisë së Kosovës, mbështeti për muri, bajraktarët diletantë politikë, gazetarë e analistë..., televizione e portale, të stërngarkuar me spekulantë, shpifës e denigrues të blerë e sponsorizuar me parat e krimit ekonomik, kontrabandës dhe resurseve financiare nga kanale të dyshimta.



Comments