Na ndiqni ne Facebook

NGA VIZITA E NAIT HASANIT TË PARABURGOSURVE NË HAGË

 

Është për t'u përshëndetur vizita e Nait Hasanit, të paraburgosurve në Hagë, ku takoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Sekimin. Natyrisht, parasëgjithash është humane të vizitohen e të shprehet interesim njerëzor për gjendjen e të paraburgosurve në këtë burg, por është e pandershme të shfrytëzohen vizitat për propagandë dhe dezinformime tendencioze.
Nait Hasani, ankohet pse Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk angazhohen sa duhet në mbrojtjen e të paraburgosurve, por edhe të garantojnë në lirimin e tyre me kusht.
Nait Hasani dhe kushdo që mendon si ai, duhet ta dinë dhe pa dyshim e dinë që, një kërkesë e tillë nga cilado Qeveri do të ishte praktikisht e pamundur.
Ja pse, pikësëpari Qeveria e Kosovës, nuk ka mundësi të garantojë as të deklarohet në favor të lirimit kusht të këtyre të paraburgosurve që mbahen në Hagë nga Gjykata Speciale e Kosovës.
1. Formalisht, Gjykata Speciale, pretendon se, Kosovës i mungojnë kapacitetet institucionale për të garantuar kriteret e lirimit të përkohshëm të tyre.
2. Të paraburgosurit në Hagë, përballen me akuza të rënda, të ngritura nga shqiptarët, për vrasje, maltretime e forma të krimit gjatë dhe pas luftës.
3. Lirimi eventual i përkohshëm i të paraburgosurve, do të shkaktonte reaksion të ashpër, të viktimave të pretenduara dhe familjeve të tyre, kur dihet që, ndaj të akuzuarëve, akuzat janë të deponuara mbi 90% nga shqiptarët.
4. Nga shkaku i lartcekur, Qeveria e Kosovës dhe cilido shtet tjetër (aq më pak Qeveria e Kosovës), do ta kishte të kushtëzuar, të shtrojë kërkesë për lirimin e tyre.
Arsyet janë të forta pse Nait Hasani e kushdo tjetër, duhet të distancohen nga tendencat propaganduese për përfitime të rastit dhe të angazhohen tok me institucionet shtetërore, të bëjnë më të mirën, për lehtësimin e pozitës së të paraburgosurve nga Gjykata Speciale e Kosovës, që po mbahen në Hagë.



Comments