Na ndiqni ne Facebook

PSE DËSHTOI TAKIMI TRILATERAL I RADHËS KOSOVË - SERBI ? NË BRUKSEL


Dje në Bruksel, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk arrijtën të ulen ballë për ballë, për shkak që pala kosovare kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kërkoi të bisedohet për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, ndërsa pala serbe, takimin e kushtëzoi me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kërkesë të cilën pala kosovare e refuzoi me të drejtë.
Qellimi djallëzor i Serbisë është, krijimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe të ndikuar nga Serbia, si fazë kalimtare që do të çonte në ndarjen territoriale, paralizimin dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës.
Përgjegjësia historike për këtë situatë kritike, bie mbi protagonistët e marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, të cilët, e sollën Kosovën në këtë gjendje, ku Serbia e shfrytëzon si adut për zvaritjen e marrëveshjes përfundimtare deri në njohje reciproke mes dy shteteve.
Përkundër presionit të BE-së..., Kosova nuk mund dhe nuk do ta pranojë formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe, me kompetenca ekzekutive, që pa dyshim do të çonte në defunksionalizimin shtetëror të Kosovës dhe konflikt me pasoja të paparashikueshme.
Kosova do duhej, me insistim të kërkojë, në dialogun e Brukselit të përfshihet Kosova Lindore (lugina e Preshevës).
Bashkimi Evropian, nuk bën të thirret në zbatimin e atyre marrëveshjeve të cilat e dëmtojnë rëndë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Serbisë duhet t'i bëhet presion t'i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, të cilat nuk cënojnë shtetësinë e Kosovës.



Comments