Na ndiqni ne Facebook

„VARIANTI MË I KEQ" i Virusit Corona i parë deri tani? OBSH planifikon një takim special për sot

Një variant i koronës po përhapet në Afrikën e Jugut, i cili mund të jetë shumë më i keq se varianti i deltës që mbizotëron në Evropë. Ekspertët në mbarë botën janë të shqetësuar. Disa vende tashmë po përpiqen të mbyllen. OBSH aktualisht po thërret ekspertët e saj.

Përhapja e një varianti të ri, potencialisht shumë të rrezikshëm të koronavirusit 'në Afrikën Jugore ka ngritur shqetësimin ndërkombëtar. Ekspertët kanë frikë se varianti B.1.1.529 jo vetëm që është shumë ngjitës për shkak të një numri jashtëzakonisht të madh mutacionesh, por gjithashtu mund të depërtojë më lehtë në mburojën mbrojtëse të vaksinave. Prandaj, Britania e Madhe dhe Izraeli kufizuan trafikun ajror në shtetet e rajonit si masë paraprake.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pritet të diskutojë B.1.1.529 në një seancë speciale që do të mbahet sot. Më pas duhet vendosur edhe nëse varianti duhet cilësuar si “interesant” apo “shqetësues”, shkruan “Guardian”.



Comments