Na ndiqni ne Facebook

𝙆𝙊𝙎𝙊𝙑𝘼 𝙋𝙀̈𝙍𝘽𝘼𝙇𝙇𝙀̈ 𝙆𝙍𝙄𝙈𝙄𝙏 𝙏𝙀̈ 𝙊𝙍𝙂𝘼𝙉𝙄𝙕𝙐𝘼𝙍 𝘿𝙃𝙀 𝙆𝙊𝙍𝙍𝙐𝙋𝙎𝙄𝙊𝙉𝙄𝙏


Vendimi i Departamentit të Thesarit, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për futjen në listën e zezë të klanit kriminal çetnik serb, i cili qe dy dekada vepron jashtëligjshëm në veri të Kosovës, i përkrahur nga Serbia dhe bashkëpunim me rrjetet kriminale kryq e tërthor Kosovës, ka trembur dhe dekurajuar protagonistët e krimit dhe korrupsionit në Prishtinë e përtej saj në Kosovë.
Karakteristikë e rënies së intensitetit e propagandës histerike të mediave kosovare, kundër çdo përpjekjeje institucionale për të luftuar e stopuar paligjshmërinë në Kosovë, me publikimin e emrave të kriminelëve serbë në veri të Kosovës nga DATh, shumë eksponentë të kriminalizuar shqiptarë të Kosovës, gradualisht po tërhiqen në heshtje nga entuziazmi i tyre propagandistik të korresponduar me politikën serbe kundrejt ndërmarrjeve institucionale të Kosovës, për vendosjen dhe funksionimin e rendit dhe ligjit në vend.
Pritet që, brenda një intervali të shkurtër kohor, Departamenti i Thesarit i ShBA-ve, të publikojë emra politikanësh dhe biznesmenësh shqiptarë, të përfshirë në listën e zezë të ShBA-ve, të lidhur me klanin famëkeq serb në veri të Kosovës, për bashkëkrim të organizuar, kontrabandë dhe korrupsion galopant.
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj ligj zbatuese, duhet të jenë në nivel të përgjegjësive dhe me kapacitetet në disponim, të kryejnë detyrat me kompetencë dhe vullnet mobilizues, në situatën e krijuar, në goditje të pa kompromis ndaj të keqes së madhe të shtresuar për shumë vite në Kosovë.
Në situatën e krijuar, Qeveria e Kosovës ndodhet për fat, në pozitë të favorshme, për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin, që ka ngulfatur zhvillimin dhe perspektivën e shtetit të Kosovës.



Comments