Na ndiqni ne Facebook

𝘽𝘼𝘽𝘼𝘿𝙄𝙈𝙍𝙄 (𝘽𝘼𝘽𝘼𝙂𝙅𝙔𝙎𝙃𝙄) , 𝙊𝙍𝙄𝙂𝙅𝙄𝙉𝘼 𝙀 𝙏𝙄𝙅


Figura e Babadimrit është ndoshta një nga gënjeshtrat më simpatike në botë. Pra, duhet të jetë dikush që vjen nga larg, nga poli verior i tokës dhe të shpërndaj dhurata për miliona e miliona njerëz në të njëjtën kohë.
Babadimri konsiderohet simbol për dhënien e dhuratave në dhjetor , për kërshëndella apo për vitin e ri , varësisht nga besimi religjioz dhe kulturor. Dhënia e dhuratave apo këmbimi i tyre nënkupton gjithashtu komunikim, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Kompanitë e ndryshme në botë fitimet më të larta gjatë vitit i arrijnë gjatë muajit dhjetor.
Duke filluar nga viti 1931, kompania Coca-Cola e përdor këtë si simbol për fushatat e veta reklamuese çdo vit në kohën e Krishtlindjes. Megjithatë Babadimri nuk është i krijuar nga kompania Coca Cola.
𝙊𝙧𝙞𝙜𝙟𝙞𝙣𝙖 𝙚 𝘽𝙖𝙗𝙖𝙙𝙞𝙢𝙧𝙞𝙩
Paraardhësi i Babadimrit është Shën Nikolla. Kështu e imagjinonte peshkopin e vjetër një piktor mesjetar. Përkundrazi, e ka origjinën në figurën e Shën Nikollës. Për nder të tij, fëmijëve nga shekulli i 14-të e tutje u bëhen dhurata më 6 dhjetor. Por pse ai nga të gjithë njerëzit? Në figurën e Shën Nikollës shkrihen dy figura historike. Së pari, Nikolla nga Myra. Ai jetoi në shekullin e tretë dhe ishte peshkop i një qyteti në atë që është Turqia e sotme. Personi tjetër historik që hyn në figurë është Nikolla i Sionit i shekullit të gjashtë, i cili jetonte në një vend afër Myra.
Legjendat për jetën e dy burrave janë të ndërthurura me figurën e Shën Nikollës nga Myra, i cili, sipas tregimeve tradicionale, thuhet se ka bërë mrekulli të shumta: qetësoi një stuhi, ktheu të vdekurit në jetë dhe ka “shpëtuan tre të reja nga prostitucioni, duke i hedhur ari babait të tyre në dritare gjatë natës”, shpjegon Nils Neumann, studiues biblik dhe profesor në Universitetin Leibniz në Hanover. Me këtë akt vetëmohues lindi miti i ndihmësit dhe mbrojtësit të mëshirshëm, i cili u bën dhurata fëmijëve natën pa u njohur.



Comments