Na ndiqni ne Facebook

𝙎𝙃𝙌𝙄𝙋𝙏𝘼𝙍𝙀̈𝙏 𝙀 𝘼𝙍𝙂𝙅𝙀𝙉𝙏𝙄𝙉𝙀̈𝙎

 

Gjatë emigrimit të madh të italianëve të jugut në Argjentinë kishte edhe shumë arbërshë. Në shekullin e 19 ata u bënë pjesë e emigrimit të madh evropian në Amerikën e Jugut. Shumica e shqiptarëve që emigruan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia jugore. Një ngritje e numrit të shqiptarëve në Argjentinë ndodhi në fillim të shekullit të 20-të me ardhjen e rreth 20,000 deri në 30,000 shqiptarëve. Shumë u përzien me italianë dhe vendas dhe kështu nuk mund të flisnin më gjuhën shqipe.
Sot, përveç disa familjeve në Rosario dhe Cordoba, pothuajse të gjithë shqiptarët e Argjentinës jetojnë në Buenos Aires. Çdo vit më 28 Nëntor, Shoqata Atdhetare Shqiptare “Skënderbeu” (Asociacion Patriotica Albanesa Skenderbeu) feston Ditën e Flamurit me këngë dhe ushqime tradicionale shqiptare.
Në lagjen Palermo të Buenos Aires-it ka një kongregacion arbëresh prej disa qindra vetash, i cili është bërë bashkë në shoqatën “Frashineto”. Ata deklarojnë se vijnë nga qyteti Frashineto i Kalabrisë dhe se kanë emigruar në Argjentinë në periudhën e ndërmjet luftërave për shkak të kushteve të këqija ekonomike që mbizotëronin atje.
Sipas fesë, shumica e shqiptarëve në Argjentinë janë të krishterë, ndërsa një pakicë janë myslimanë. Një famulli ortodokse shqiptare është e vendosur në Buenos Aires me peshkopin shqiptar Aleksandër.
Numri i sakte i shqiptareve ne Argjentine nuk dihet . Mendohet se mund të arrijë deri në 50 mijë.



Comments