Na ndiqni ne Facebook

𝗠𝗜𝗦𝗦 𝗨𝗡𝗜𝗩𝗘𝗥𝗦𝗜 𝗗𝗛𝗘 𝗣𝗥𝗘𝗝𝗔𝗥𝗗𝗛𝗝𝗔 𝗘 𝗦𝗔𝗝 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥𝗘


𝘾𝙚𝙘𝙞𝙡𝙞𝙖 𝘽𝙤𝙡𝙤𝙘𝙘𝙤 (lindur në vitin 1965 në Kili) është një aktore kiliane, prezantuese televizive dhe mbretëreshë bukurie . Ajo u kurorëzua Miss Kili 1987, dhe si përfaqësuese e Kilit ajo u zgjodh Miss Universi në vitin 1987 nga një konkurrencë prej 68 bukurosheve.
Zonja ka punuar si gazetar në edicionin në gjuhën spanjolle të CNN, Telemundo dhe programe të ndryshme për televizionin kilian, si dhe është shfaqur në telenovelën Morelia.
Ajo përndryshe është vajza e afaristit Arbëresh 𝙀𝙣𝙯𝙤 𝘽𝙤𝙡𝙤𝙘𝙘𝙤 Cintolesi. Pos Cecilias edhe vajza tjetër, Diana është gjithashtu një gazetare dhe moderatore e njohur televizive në Kili.
Shqiptarët në Kili janë aktivë me aktivitete kulturore, janë rreth 60 mijë arbëreshë që emigruan për shkak të papunësisë së lartë në Itali.



Comments