Na ndiqni ne Facebook

KËRSHËNDELLAT - KRISHTLINDJA

 

Kërshëndellat ose Krishtlindja është festa me e madhe tek besimtaret e krishterë e cila festohet me 25 dhjetor tek Katolikët dhe 7 janar tek ortodokset. Është festa solemne e lindjes se Jezu kristit (latinisht Sollemnitas Nativitatis Domini ose In Nativitate Domin). Festimi fillon në mbrëmjen e 24 dhjetorit dhe vazhdon me 25 e 26 dhjetor.
Krishtlindjet zakonisht festohen në familje ose me miqtë dhe me dhurata të ndërsjella. Në vendet gjermanishtfolëse dhe disa vende të tjera, dhënia e dhuratave zakonisht bëhet në mbrëmjen e 24 dhjetorit dhe shihet si pjesa e veçantë e Krishtlindjes. Në vendet anglishtfolëse është zakon të jepen dhurata në mëngjesin e ditës së Krishtlindjes. Në ritualin e dhënies i referohen dhuratave mitike si Fëmija Krishti , Babadimëri ose Santa Claus, disa prej të cilëve aktrohe gjithashtu. Rite të tilla, si festa në tërësi, shërbejnë për të forcuar marrëdhëniet familjare. Shumë vende i lidhin zakone të tjera të tyre me Krishtlindjet.
Pjesëmarrja në një shërbesë kishtare në prag të Krishtlindjes, natën ose mëngjesin e 25 dhjetorit është pjesë e traditës së festës për shumë njerëz në mbarë botën.
“Jehona Press” u dëshiron në gjithë besimtarëve shqiptarë Gëzuar Krishtlindjen



Comments