Na ndiqni ne Facebook

NDIKIMI DHE PASOJAT E KRIZËS GLOBALE ENERGJETIKE NË KOSOVË

 

Kriza globale energjetike, pa dyshim më së shumti rëndon në vendet me kapacitet të kufizuar të zhvillimit energjetik.këtë krizë globale energjetike, Kosova e varfër po e pëson dyfish, si pasojë e sistemit të vjetëruar të dy termocentraleve të saj, shpërndarjes anakronike të rrjetit energjetik dhe më e shëmtuara, sabotimi prodhues i strukturave kriminale të instaluara nga politika disfatiste e "hurit e litarit"!
Humbësit në terrenin politik, të cilët ende mbajnë primatin dominues në të gjithë sektorët e zhvillimit shoqëror, janë mobilizuar si kurrë ndonjëherë, për ta sjellur pikësëpari ekonominë në kolaps, si adut, për ta akuzuar e fajësuar Qeverinë e Kosovës për mosefikasitet dhe rrënim institucional e gjithëshoqëror.
Sektori më i përshtatshëm për gjunjëzimin ekonomik dhe moral të Kosovës, strukturat kriminale e shfrytëzojnë pikën më neuralgjike sistemin energjetik.
Populli i Kosovës, e kupton dhe duhet të tregojë vigjilencë të shtuar se, të gjitha hallkat e institucioneve shtetërore, në ekonomi, shëndetësi, arsim, polici, prokurori, gjyqësi etj., veprojnë struktura udhëheqëse, që bllokojnë dhe sabotojnë punën e institucioneve, duke e degraduar deri në pikën më të ulët.
Në situatën e krijuar, ku bandat kriminale të politizuara ekstremisht, shteti duhet, të ngrisë mekanizmat e mundshme dhe të domosdoshme, për të parandaluar këtë të keqe të madhe që po i sillet mbi kokë Kosovës.



Comments