Pëlqeje „JehonaPress“ në FACEBOOK

𝐓𝐑𝐄𝐆𝐈𝐌𝐈 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐀𝐒𝐓𝐑𝐀𝐕𝐄𝐂𝐈𝐍 𝐍𝐄 𝐁𝐑𝐄𝐃𝐇𝐈𝐍 𝐄 𝐕𝐈𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐑𝐈

Shekuj më parë, bimët me gjelbërim të përhershëm ishin një simbol i pjellorisë dhe vitalitetit në kulturat pagane. Bredhi që stoliset për vitin e ri apo për kërshëndella nuk ka të bëjë aspak me besimet monoteiste, ani se nga krishterët përdorët që nga shekulli i XV.
 
A e dini se çfarë është një kastravec në bredhë ?
Keni dëgjuar ndonjëherë për këtë zakon?

Një kastravec i varur në bredhë është një dekorim i pemës së bredhit i bërë nga qelqi në formën e një kastraveci turshi.

Në SHBA është një zakon i stolis së bredhit për Krishtlindjeve që të varnin në bredhë një kastravecë "turshi” të fshehur midis degëve. Për shkak të ngjyrës së tij të gjelbër, kastraveci nuk është aq i lehtë për t'u dalluar.

Personi i parë që zbulon kastravecin në bredhë do të marrë një dhuratë shtesë.

Fabrikat e xhamit ofrojnë madhësi të ndryshme për të përshtatur nivelin e vështirësisë me moshën e fëmijëve dhe madhësinë e pemës.

Rrënjët e zakonit janë të paqarta. Në SHBA, ky zakon përshkruhet si një traditë e lashtë gjermane. Megjithatë, në shumicën e rajoneve gjermano folëse, kastraveci i në bredhë është i panjohur.
91% e gjermanëve të anketuar thanë në vitin 2016 se nuk ishin të njohur me zakonin. Vetëm 2 % deklaruan se e praktikojnë vetë traditën.

Sidoqoftë, katalogu i Lyra Fahrrad-Werke nga Prenzlau në Brandenburg nga viti 1909 ofron gjithashtu një kastravec bredhësh në gamën e dekorimit të bredhit për Krishtlindje.
Është e paqartë nëse kastravecat e varur në bredhë për Krishtlindjeve që janë shfaqur në mënyrë sporadike në vendet gjermano folëse kohët e fundit mund të gjurmohen në një traditë lokale pothuajse të harruar ose një marrje nga SHBA.

Ndër të tjera, në Amerikë u përhap miti se tradita shkon tek një emigrant nga Mbretëria e Bavarisë me emrin John C. Lower (fillimisht Hans Lauer).

Thuhet se ai ka shërbyer në Luftën Civile Amerikane në anën e shteteve veriore dhe më në fund pas kapjes së tij në prill 1864 u transferua në kampin e të burgosurve Camp Sumter pranë Andersonville, i cili më vonë u bë i njohur për trajtimin çnjerëzor të të burgosurve. .

Sipas tregimit, Lower ishte pra në prag të urisë pak para Krishtlindjes dhe dyshohet se mbijetoi vetëm përmes mëshirës së një roje që i bleu atij një turshi të vetme kastraveci.

Pas përfundimit të luftës, Lower thuhet se u kthye në familjen e tij dhe tani e tutje gjithmonë varte një kastravec në pemën e Krishtlindjes në kujtim të shpëtimit të tij.

Origjina e saktë e kësaj legjende është e paqartë, dhe dëshmitë për vërtetësinë e ngjarjeve të përshkruara gjithashtu nuk dihen.



(Fotografia është nga Fshati Pjetërshan, Kosovë 2019)


Comments