Josef Marxen i lindur më 2 gusht 1906 në Worringe afër Koeln-it, vdiq më 16 nëntor 1946 afër Tiranës , ishte një prift katolik romak gjerma. Në vitin 1936 dërgohet si misionar në Shqipëri, ku më 1946 pushkatohet.
Nga viti 1936 deri në vitin 1941, Josef Marxen shërbeu si pastor në Perlat, një fshat në rajonin e Mirditës me banorë ekskluzivisht katolikë. Aty kishte ndikim të madh në popullatë dhe ndikoi në ndalje të hakmarrjes ndaj disa familjeve të armiqësuara. Ai përdorte njohuritë mjekësore që kishte marrë në përgatitjen për punën e tij misionare në shërbim në banorëve të rrethit. Një shqetësim i rëndësishëm për të ishte rritja dhe edukimi i fëmijëve.
Nga viti 1941 deri në vitin 1945, Josef Marxen shërbeu si pastor në Jubë afër Durrësit, ku ka mbajtur kontakte të ngushta me peshkopin Vinçenc Kolë Prenushi. Komuniteti i tij përfshinte disa fshatra në të cilat jetonin katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Kur ushtarët gjermanë pushtuan zonën, ai ndërmjetësoi mes tyre dhe popullatës.

Kur u larguan nga Durrësi, ushtarët gjermanë i ofruan pastorit Marxen që ta merrnin në Gjermani, pasi ai nuk do të ishte më i sigurt nën sundimin komunist. Megjithatë, ai zgjodhi të qëndronte në kishën e tij. Rreth tre muaj më vonë, në shkurt 1945, arrestohet në Durrës dhe dërgohet në burgun e Tiranës. Pleqtë e fshatrave në komunitetin e tij, duke përfshirë ortodoksë dhe myslimanë, shkruan një letër duke kërkuar lirimin e tij. Në qershor 1945 arrestohet sërish dhe dërgohet në Tiranë. Pas burgosjeve dhe torturave, ai u pushkatua në një pyll afër Tiranës, më 16 nëntor 1946.
Comments