Na ndiqni ne Facebook

DOKUMENT I ADMINISTRATËS AMERIKANE , MBI LISTËN E EMRAVE NGA BALLKANI PERËNDIMOR, TË SHPALLUR TË PADËSHIRUAR NË SHBA, NGA PRESIDENTI GEORGE BUSH DERI TE PRESIDENTI AKTUAL JOE BIDEN

Pas shpalljes “Non Grata” të disa politikanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë nga Departamenti amerikan i Thesarit, pritet që kësaj liste ti shtohet edhe politikane të tjerë nga Ballkani. Këtu mund te preken edhe politikane nga Kosova për te cilët Departamenti Amerikan i Thesarit mundte ketë fakte për veprimtarin e tyre korruptive.
Deri së fundi si persona “Non Grata” nga Kosova kishte individ nga tri kategori grupesh ; Përfshirje në luftën ne Maqedoni (Kryesisht ish pjesëtaret e UÇK-së), Përfshirje ne luftërat ne lindjen e mesme dhe kontrabandës me droga . Dhe së fundi kësaj liste iu shtuan edhe grupi i katërt cili dyshohet për krim të organizuar ndaj disa serbeve nga veriu i Kosovës, të cilët janë edhe aktiv në jetën politike.
Pritet që grupit të katërt, pra për krim të organizuar ti bashkohet edhe të tjerë individ nga Kosova që gjithashtu mund të jenë aktiv në politikë ose ish politikanë e biznesmen shqiptarë nga Kosova .
Deri tani personat e shpallur “Non Grata” nga DATH, në Kosovë nuk kanë pasur kurrfarë pengesash në veprimtarinë e tyre politike edhe duke u zgjedhur e rizgjedhur Kryetar Komune, Deputet e Ambasador ngase ishin në këtë liste shkaku i ndikimit të tyre në luftën në Maqedoni e që nga qytetarët e Kosovës vlerësohet si luftë e drejt që kishte qëllim ngritjen e të drejtave të njeriut.
Por siç pritet, kësaj liste mund ti shtohen edhe politikanë të ndryshëm nga Kosova që kanë abuzuar me pushtetit dhe janë përfshirë ne krim të organizuar. Të futurit eventual aty nuk do të mbesin pa u sanksionuar edhe brenda sistemit juridik në Kosovë si dhe do ti lëshojnë pozitat politike eventuale dhe nuk do të kenë më mundësin kandidimit apo zgjedhjes se serishme.
Për arsye te implikimit ne luftën në Maqedoni në liste janë futur ish pjesetaret e UÇK-së:
1. Fatmir Limaj,
2. Rexhep Selimi,
3. Daut Haradinaj,
4. Sami Lushtaku,
5. Rrustem Mustafa,
6. Azem Syla.
7. Ramiz Lladrovci,
8. Gafurr Elshani,
9. Emrush Xhemajli
10. Haradin Balajt (ndonse ka vdekur)
Për shkak të pjesëmarrjes në luftërat ne lindjen e mesme në këtë listë është Lavdrim Muhaxheri, i cili ndonëse i vrarë vazhdon të figurojë në këtë listë.
Për arsye të dyshimit si udhëheqës mafioz e bosë të drogës në listë janë:
1. Naser Kelmendi,
2. Besnik Kelmendi,
3. Elvis Kelmendi dhe
4. Liridon Kelmendi,
Dhe së fundi kësaj liste për shkak të krimit të organizuar dhe kontrabandës i janë shtuar edhe :
1. Milan Radojçiç,
2. Zvonko Veselinoviç
3. Zharko Veselinoviç dhe 10 persona tjerë, gjithashtu serbë të Kosovës.
Lista e personave të pa dëshiruar nga DATH ka mbi 1600 faqe ku përmban emra individësh e kompani të ndryshme nga e mbarë bota.



Comments