Na ndiqni ne Facebook

GJYKATA SPECIALE, ROLI, FUQIA DHE PASOJAT E SAJ

Gjykata Speciale, ZPS dhe DhGj S, e miratuar në Kuvendin e Kosovës, e transferuar në Hagë, me nen të veçantë, është sanksionuar si kategori kushtetuese, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka autoritetin të zhvillojë hetime dhe të ndjek penalisht, pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës në Kosovë në interval kohor 1998 - 2000.

Po pse, kjo Gjykatë...u themelua ekskluzivisht për krime të supozuara të shqiptarëve?!
Faktorët që çuan në themelimin e Gjykatës Speciale janë, politika infantile dhe oportuniste e akterëve kryesorë që përfaqësuan Kosovën në periudhën e pas luftës, të dehur nga ambiciet për pushtet, harruan apo injoruan aspektet më të rëndësishme të tejkalimit të pasojave shkatërrimtare të luftës së shkaktuar nga Serbia nacionalshoviniste.
Me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare në Kosovë fill pas çlirimit të Kosovës, klasa politike kosovare e papërvojë, toleroi veprimtari të jashtëligjshme të pastrukturuara, të cilat në emër të UÇK-së kryen vepra të papranueshme deri kriminale.
Mbamendja na kujton, thirrjet e miqve ndërkombëtarë, sidomos miqve amerikanë në krye me Tom Lantosh, të cilët, me zë të lartë apelonin tek shqiptarët e Kosovës: Distancohuni nga krimet. Mos lejoni t'ua nxijë jetën një grusht keqbërës, se nëse nuk hiqet dorë nga veprimet kriminale, do të vie dita që Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë perëndimore, s'do të mund t'ju ndihmojë.
Pas shpalljes së pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, u publikua raporti i Dick Marty-it, me akuza të rënda të pabazuara për trafikim organesh nga UÇK, ku për pasojë, u inicua themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.
Gjyka Speciale, tani më e themeluar, nuk e pranoi si valide raportin e Dick Marty-it, por ngriti hetime mbi bazën e hetimeve të UNMIK-ut dhe pastatj të EULEX-IT.
Me funksionimin e saj, ZPS, nisi hetimet ndaj të dyshuarëve të supozuar, që pastaj rezultoi me arrestimin e krerëve kryesorë të UÇK-së. Kjo gjykatë, e miratuar në Kuvendin e Kosovës, është e autorizuar për hetime ekskluzivisht kundër eksponentëve të UÇK-së dhe nuk ka mandat të zgjerohet në ndjekje penale kundër krimeve serbe....të kryera në Kosovë, sepse konsiderohet që, Serbia ka themeluar Gjykatën Speciale kundër krimeve serbe ndaj shqiptarëve.
Gjykata Speciale me seli në Hagë, është themeluar, si argumentim se, Gjykatat e Kosovës janë të paafta dhe të pafuqishme të gjykojnë raste të krimeve të luftës, si pasojë e trysnive dhe frikësimit të tyre.
Duhet ta kemi në vëmendje se mbi të paraburgosurve në Hagë, rëndojnë akuza 80 % viktima të supozuar shqiptarë.
Të paraburgosurit në Hagë, veç tjerash, përballen me akuza nga ish bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të tyre.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, liderë të OV të UÇK-së, nuk janë të akuzuar të Speciales, përpos për rastin e dosjeve të sjellura nga dikush, në zyrat e OVL-së.
Qëndrimi i Nasim Haradinajt, përballë prokurorit ZPS-së, në dukje dinjitoz, me dozë të theksuar të nervozës dhe jopërmbajtjes, jo që është pozitiv, e që e rëndon pozitën e tij, me deklarata që shkojnë në favor të prokurorit gjakftohtë dhe sofistikues.



Comments