Na ndiqni ne Facebook

KOSOVA E PËRBALLUR NGA PRESIONI I BRËNDSHËM PËR KOMPROMISE TË RREZIKSHME NDAJ SERBISË

Sa vie e rritet presioni i egër mediatik i sponsorizuar nga struktura politike shqiptare në Kosovë, për kompromise të rënda me Serbinë.

Partia Demokratike e Kosovës, Behgjet Pacolli, Dardan Molliqaj, Baton Haxhiu dhe një grup i konsiderueshëm mediopropagandistik, po e vlerësojnë të përshtatshëm momentin, të rrisin në maksimum fushatën e rrezikshme, që përmes presioneve e shantazheve të koordinuara, të detyrohet Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, të gjunjëzohen para synimeve të Serbisë për krijimin e "zajednicës", si hap i parë dhe i sigurt drejt goditjes fatale të sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës!
Krizën globale të pandemisë, krizën energjetike dhe situatën tejet të rënduar gjeopolitike dhe gjeostrategjike Ukrainë, BH, Mal të Zi. Lidhja Demokratike, kësaj loje të rrezikshme i kontribuon fshehur e hapur, me "mbulesa taktike", për njëfarë historie tridekadshe shtetndërtuese, por në fakt, me zellshmëri tipike, në bashkëveprim për kompromise ndaj Serbisë, që e dëmton rëndë shtetësinë e Kosovës.


Në televizione, portale... të kontrolluara e të financuara nga struktura politike dhe biznese krimogjene, me qëllim të plasimit sa më të gjerë, të "domodoshmërisë" së krijimit të "zajednicës", me qëllim djallëzor, i keqinterpretojnë dhe i devijojnë deklaratat e Departamentit të Shtetit, të Blinken-it dhe Escobar, lidhur me dialogun me Serbinë dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, ku burime neutrale dyshojnë që në këtë "lojë kosovare" i ka futur duart BIA serbe dhe vetë kamarila e Aleksandër Vuçiqit.

Mbetet për të shpresuar që, qeveria e Kosovës dhe posaqërisht Kryeministri Albin Kurti, do të arrijë t'i neutralizojë, përpjekjet e kompromisaxhinjve, të zhytur deri në fyt me afera nga më të ndryshmet në realizimin e synimeve të tyre.

Synimet e kryeministrit të Shqipërisë, ku flitet që Vlora Çitaku apo Baton Haxhiu, mund të jenë kandidatë për president të Shqipërisë, i shërbejnë kësaj fatkeqësie të mundshme, përmes të cilës shpresohet që ideja serbo-ruse "Open Ballkan" të avancojë.

Mbetet të shohim rrjedhën e ngjarjeve.

Comments