Na ndiqni ne Facebook

KRIZA POLITIKE NË MAL TË ZI


Stabiliteti dhe pozicionimi euroatlantik dhe properëndimor, është i rëndësishëm për Malin e Zi, shtetet përrreth dhe për Kosovën në veçanti.
Qeveria proserbe e kryeministrit malazez Krivokapiq me ndikimin e kishës ortodokse serbe, bëjnë përpjekje titanike, që anëtarin e NATO-s, Malin e Zi, ta fusë nën influencën serboruse, me qëllim që të minojë aspiratat dhe interesat properëndimore të këtij vendi të vogël, për të krijuar korridor të depërtimit serborus në brigjet e Adriatikut.

Efektet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të depërtimit serborus në Mal të Zi, do të reflektoheshin ashpër në Bosnjë dhe Hercegovinë, posaçërisht në Kosovë, ku forcat çetnike në Kosovë, të lidhura me kriminelin shovinist milosheviqian Vuçiq, do të inkurajoshin për t'u mobilizuar kundër qenies së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pengesë e rrymave serbomëdha në Mal të Zi të prira nga kryeministri Krivokapiq, për realizimin e zgjerimit të Serbisë në këtë shtet, doli të jetë zëvendëskryeministri i Mali të Zi shqiptari Dr. Dritan Abazoviq.

Dr. Dritan Abazoviq, një politikan dhe intelektual i kualifikuar "kosmopolit", nga pozita e zëvendëskryeministrit, kontrollon resorët me rëndësi në qeverinë malazeze, të sigurisë, të mbrojtjes, me ndikim edhe resorin e politikës së jashtme.
Kritikët shpesh tendenciozë shqiptarë gjithandej, e akuzuan z. Abazoviq si proserb, gjoja punon për interesa serbomëdha në Mal të Zi.

Koha, pa shumë vonesë ka dëshmuar që, shqiptari Dritan Abazoviq, iu përvesh luftës pakompromis në disa drejtime. Luftës kundër korrupsionit, denoncimin e oligarkisë së përfaqësuar nga antishqiptari mafioz Milo Gjukanoviq, denoncimin e involvimit të Malit të Zi në luftrat e përgjakshme tok me Serbinë në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë....dhe neutralizimin e forcave proserbe në vend.
Dr. Dritan Abazoviq, mbajti qëndrim të fortë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, të NATO-s dhe orientimit properëndimor të Malit të Zi dhe detyroi Malin e Zi të njoh gjenocidin serb në Srebrenicë.
Meritë e z. Dritan Abazoviq e ditëve të fundit, bashkoi krerët e bashkësive etnike dhe jo vetëm të tyre, që ta rrëzojë kryeministrin proserb Zdravko Krivokapiq.
Si kundërpërgjigje Z. Krivokapiq, deklaroi iniciativën e shkarkimit të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.

Me këtë lojë shoviniste, Krivokapiq, tenton ta involvojë Malin e Zi në projektin e Vuçiqit për destabilizimin e Ballkanit e më gjerë.

Para Kosovës, mbetet imperativ, të mbrojë pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj shtetëror.





Comments